Nga producentët e “Obsession” dhe vazhdimi i fenomenit global “The Fall” vjen një histori edhe më e tensionuar mbijetese ku çdo hap është realisht çështje jete a vdekjeje
Dy gra mbeten të bllokuara në një platformë të brishtë, më shumë se 900 metra mbi tokë, pas një shembjeje shkëmbinjsh në majë të një mali. Pa asnjë mundësi arratisjeje, me furnizime të kufizuara dhe me shpresën për shpëtim që zbehet nga çasti në çast, ato detyrohen të përballen me frikërat e tyre dhe të marrin vendime të pamundura për të mbijetuar. Ndërsa koha kalon dhe natyra shfaq anën e saj më të egër, beteja e tyre kthehet në një garë rraskapitëse kundër vdekjes, ku një gabim i vetëm mund të jetë fatal. Peizazhet spektakolare, lartësitë marramendëse dhe tensioni i pandërprerë e bëjnë këtë thriller një përvojë që të mban pa frymë nga minuta e parë deri tek e fundit.
Titulli origjinal Fall 2: Deadpoint
Filmi fillon 10.09.2026
Kohëzgjatja 1h 38m
Limiti i moshës o.A.
Versionet e disponueshme 2D, OV
Shteti Viti USA 2026
Aktorë Harriet Slater, Arsema Thomas, Tom Brittney
Regjisori Peter Spierig, Michael Spierig
Distributor ALB Blitz Film & Video Distribution Ltd.
Cineplexx TEG
E Hëna-E dielë: 19:45; 22:00
Cineplexx QTU
E Hënë-E dielë:19:30