“One Night Only” 3 Shtator premierë në të gjitha kinematë Cineplexx

Sindi Shkira
03/09/2026

Po sikur një natë e rrëmujshme të bëhet gjëja më e mirë që ju ka ndodhur?

Këtë verë, Will Gluck, regjisori i Anyone but You dhe Easy A, sjell komedinë romantike moderne në ekranin e madh me një film të freskët, të lezetshëm dhe të ngrohtë për njerëz që kërkojnë dashurinë natën më pak romantike të vitit. Kandidatja e Academy Award Monica Barbaro (A Complete Unknown, Top Gun: Maverick) dhe kandidati për çmimin BAFTA Callum Turner ( filmat Masters of the Air, Fantastic Beasts) vijnë në rolet e Alit dhe Ouenit, dy të huaj të etur për dashuri që përplasen tek njëri tjetri në një Nju Jork imagjjinar, atë natë të vitit kur beqarëve iu lejohet të bëjnë seks. Oueni i ndarë kohët e fundit dhe Ali, romantike e pashpresë, mund të jenë dy beqarët e vetëm në qytet që kërkojnë jo thjesht një takim të rastësishëm. Të dy ndjejnë një shkëndijë kur takohen, por një varg gafash dhe sfidash dytësore e ndërlikojnë natën dhe i mbajnë larg njëri-tjetrit. Ndërsa vrapojnë drejt dhe larg njëri-tjetrit nëpër qytet, mund të marrin vesh se gjëja që duan më shumë është më pranë se ç’e mendojnë. Mes aktorëve elektrizues të filmit janë edhe Maya Hawke (Stranger Things), Julia Fox (Uncut Gems), sensacioni i muzikës të pavarur pop King Princess (Nine Perfect Strangers), Ben Marshall (Saturday Night Live), Ziwe (Baited with Ziwe), Ella Loudon (Can’t Let it Go) dhe legjendat e ekranit Molly Ringwald dhe Levar Burton. One Night Only vjen me regji dhe produksion të Will Gluck, dhe skenar të Travis, Braun. Will Gluck e ka realizuar produksionin nëpërmjet kompanisë së tij Olive Bridge Entertainment, dhe nëpërmjet zëvendëspresidentes së Olive Bridge Jacqueline Monetta (producente ekzekutive e filmit, Anyone but You).

Titulli origjinal One Night Only

Filmi fillon 03.09.2026

Kohëzgjatja 1h 42m

Limiti i moshës o.A.

Versionet e disponueshme 2D, OV

Shteti Viti USA 2026

Aktorë Maya Hawke, Monica Barbaro, Julia Fox, King Princess, Callum Turner, Ziwe , Ben Marshall, Molly Ringwald, LeVar Burton

Regjisori Will Gluck

DistributorALB Premium Film

Cineplexx TEG
E Hëna-E dielë: 17:30; 21:00

Cineplexx QTU
E Hënë-E dielë:20:45

Më shumë