Mëlçia është detoksifikuesi kryesor në trupin tuaj dhe pasi keni keni konsumuar shumë sheqer, yndyrë dhe pije të shumta, mëlçia juaj mund të ketë nevojë për pak kujdes. Provoni këto ushqime, që ndihmojnë në forcimin e mëlçisë, përmirësimin e proceseve të pastrimit dhe mbrojtjen e saj.
1. Kafja
Kafja redukton inflamacionin dhe mbron nga sëmundjet e mëlçisë. Studimet tregojnë se konsumimim i kafesë ul rrezikun e cirrozës. Cirroza është gjendja në të cilën përfundon mëlçia pas sëmundjeve kronike që shoqërohen me dëmtim të qelizave të mëlçisë, fibrozë, rigjenerim nodular dhe shtrembërim të mikroarkitekturës të mëlçisë. Gjithashtu mund të mbrojë kundër kancerit të mëlçisë dhe të zvogëlojë vdekshmërinë te njerëzit me sëmundje kronike të mëlçisë.
2. Lëngu i panxharit
Lëngu i panxharit është përdorur si një ilaç për aktivizimin e enzimave të mëlçisë i cili ndihmon në funksionin e detoksifikimit të mëlçisë. Është i pasur me betalaina dhe komponentë të tjerë që kanë treguar se reduktojnë inflamacionin, mbrojnë kundër stresit oksidativ dhe zvogëlojnë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.
3. Çaji jeshil
Çaji jeshil është i pasur me katekina, antioksidantë që përmirësojnë shëndetin e mëlçisë, rrisin nivelet e enzimave, mbrojnë kundër stresit oksidativ dhe depozitave të yndyrës në mëlçi. Studimet tregojnë se çaji jeshil gjithashtu zvogëlon rrezikun e kancerit të mëlçisë. Për shkak se disa studime tregojnë se suplementet e koncentruar të çajit jeshil mund të rrisin rrezikun e dëmtimit të mëlçisë, është mirë ta pini në formën e tij natyrale.
4. Boronicat
Boronicat përmbajnë antioksidantë të quajtur antocianine. Këta antioksidantë kanë përfitime të mëdha për shëndetin e mëlçisë. Është provuar se konsumimi i boronicës çdo ditë për 3-4 javë mbron mëlçinë duke parandaluar zhvillimin e lezioneve, dëmtimin e indeve të brendshme dhe fibrozës. Boronica në veçanti rrit reagimin e qelizave imune, si dhe enzimat antioksiduese. Ekstrakti i boronicës gjithashtu pengon rritjen e qelizave të kancerit të mëlçisë.
5. Qitro
Qitroja është fruti që e ndihmon shumë mëlçinë për shkak të antioksidantëve që përmban. Dy antioksidantët kryesorë që përmban qitroja janë naringenin dhe naringin, të cilat ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe mbrojtjen e qelizave të mëlçisë. Ato parandalojnë edhe rritjen e indeve të tepërta dhe zvogëlojnë sasinë e yndyrës të depozituar në mëlçi.