Ja se si të keni fokus, humor dhe kujtesë më të mirë!

Klea Balliu
23/12/2021

Këto 3 këshilla të thjeshta mund të kenë një efekt të madh në shëndetin tuaj mendor, të cilat ju ndihmojnë të jeni më të fokusuar gjatë ditës, të keni një humor më të mirë dhe gjithashtu kujtesë më të mirë.

1-Përdorni më shpesh shafranin e Indisë

Kurkumi është një përbërës aktiv i shafranit të Indisë i cili i takon familjes së xhinxherit. Është vërtetuar shkencërisht se kjo erëz zvogëlon inflamacionin në qelizat nervore. Studimet që janë publikuar në revistën “Annals of Indian Academy of Neurology” nga shkencëtarët, tregojnë se shafrani i Indisë mund të trajtojë sëmundjen e Alzheimerit që është forma më e zakonshme e demencës. Një tjetër studim në revistën “Stem Cell Research & Therapy”, tregon se shafrani i Indisë mund të ndikojë në përmirësimin e çrregullimeve neurologjike.

2-Konsumoni çaj

Rezultatet e nxjerra nga një studim me mbi 950 pjesëmarrës, treguan se konsumimi i rregullt i çajit mund të ulë rrezikun e humbjes së kujtesës me 50% dhe personat e rrezikuar për sëmundjen e Alzheimerit mund të kenë një rrezik të reduktuar deri në 86%. Sipas studiuesit kryesor, komponentët bioaktive që gjenden në gjethet e çajit si katekinat dhe L-theanina janë ato që i japin çajit përfitimet e tij për një kujtesë më të mirë. Këta komponentë kanë veti anti-inflamatore dhe antioksiduese që mund të ndihmojnë në shëndetin e trurit.

3-Përqendrohuni në shëndetin e zorrëve

Zorrët tuaja janë plot me baktere, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në një sërë funksionesh trupore. Bakteret e mira të zorrëve mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe kufizimin e radikaleve të lira, molekulave reaktive që mund të dëmtojnë qelizat. Inflamacioni dhe dëmtimi i qelizave mendohet të jenë faktorët kyç në mosfunksionimin e trurit. Duke pasur zorrë të shëndetshme, ju gjithashtu mund të mbroni qelizat e trurit tuaj.

Gjithashtu, një studim i kryer nga studiues të Universitetit të Wisconsin-Milwaukee, në Shtetet e Bashkuara tregon se një pije e veçantë ul rrezikun e demencës te gratë. Këto gjetje u publikuan në ‘The Journals of Gerontology’.

Më shumë