Pak orë na ndajnë nga Krishtlindjet kështu që mësoni si të trajtoni luhatjet emocionale!
Jemi në muajin dhjetor, pak orë na ndajnë nga Krishtlindjet dhe pak ditë na ndajnë nga Viti i Ri. Ndërkaq, takimi me miqtë dhe familjen gjatë darkës së Krishtlindjes mund të jetë një përvojë emocionuese, pasi do t’ju duhet të përballeni me disa tipa personaliteti që nuk i keni takuar ndonjëherë. Për fat të mirë ne kemi zbuluar se si t’i identifikojmë ata njerëz dhe si t’i shmangim disa prej tyre.
Krishtlindja duhet të jetë një kohë festimi, gëzimi dhe lumturie. Festat e fundvitit mund të sjellin me vete ndjenja ankthi ose melankolie. Melankolia e Krishtlindjeve është një term popullor për depresionin që ndodh rreth kësaj kohe dhe që është më i zakonshëm tek ata që janë vetëm, pa familje, miq gjatë Krishtlindjeve, një festë e cila tradicionalisht festohet me anëtarët e familjes.
Pse Krishtlindjet mund të sjellin me vete ndjenjat e melankolisë?
Ka disa faktorë që bëjnë që Krishtlindjet të sjellin me vete ndjenja ankthi dhe melankolie. Përshembull, në këto ditë kur e gjithë familja mblidhet së bashku, mungesa e një njeriu të dashur (qoftë për shkak të vdekjes, divorcit apo ndarjes) bëhet shumë prezente. Gjithashtu duket se në këtë periudhë dalin në dritë të gjitha mosmarrëveshjet e fshehura mes disa anëtarëve të familjes. Ndonjëherë ka një ndarje ose konflikt midis një ose më shumë anëtarëve të familjes që ushtron presion si mbi personat e përfshirë drejtpërdrejt ashtu edhe tek të gjithë ata që janë afër tyre. Ky është një tjetër faktor që mund të shkaktojë ankth dhe trishtim.
Ndonjëherë na mungon lumturia dhe pafajësia e fëmijërisë, krahasuar me detyrat dhe detyrimet e moshës madhore, ose ndjejmë se koha nuk do të kthehet më. Presioni ekonomik është një tjetër faktor që ndikon ndjeshëm në humorin tonë. Shpenzimet e mëdha që bëhen për dreka, darka dhe dhurata mund të gjenerojnë stres dhe të na bëjnë edhe më të ndërgjegjshëm për problemet financiare. Në shumë raste, ju ndjeni presionin e mungesës së parave për të “jetuar” sipas rastit.
Një tjetër element që rëndon humorin është analiza e pashmangshme e asaj që ndodhi gjatë vitit që po mbyllet, e cila mund të na bëjë të kujtojmë gjithçka që nuk ka shkuar mirë dhe të na çojë drejt një vlerësimi të gabuar të vitit të kaluar ose të dëshpërohemi për të ardhmen. Nuk duhet të harrojmë se është koha për të bërë një bilanc dhe kjo nuk është gjithmonë e mirë. Pastaj janë të gjithë ata njerëz që nuk i pëlqejnë Krishtlindjet dhe janë të detyruar të ndjekin një sërë ritualesh dhe zakonesh shoqërore të nxitura nga ajo që është shoqërisht korrekte, kundër vullnetit të tyre.
Ndonjëherë ndodhin disa faktorë në të njëjtën kohë, gjë që e ndërlikon ndjenjën e melankolisë dhe ankthit. Simptomat karakteristike të këtij fenomeni janë ndjenjat e zhgënjimit, ankthit dhe trishtimit, të shoqëruara me rënie emocionale. Dallimi me një gjendje depresive është se ky depresion emocional zhduket kur mbarojnë pushimet.
Ne mund të identifikojmë tre nivele simptomash. Para së gjithash në një nivel njohës, ju përjetoni një humbje të interesit, duke u fokusuar në aspektet negative dhe duke harruar të mirat që mund të sjellë me vete kjo periudhë festash. Në një nivel emocional ne hyjmë në një gjendje melankolie, trishtimi, ndjenjash vetmie, acarimi apo zemërimi. Së fundmi, në nivel sjelljeje, shmangni shkuarjen në festa, ndjeni lodhje të tepruar kur bëni pazar ose takoheni me miqtë dhe të afërmit, gjë që mund të çojë në izolim dhe në nivele të larta stresi.
Ja disa këshilla për të mësuar se si të menaxhoni një humor të paqëndrueshëm gjatë Krishtlindjeve.
1.Përqendrohuni në gjëra pozitive, përshembull, vlerësoni aftësinë për të kaluar kohë me të dashurit tuaj, gjë që është e vështirë të përkojë me pjesën tjetër të vitit.
2.Qëndroni aktiv dhe mos e izoloni veten.
3.Jini fleksibël me veten dhe të tjerët.
4.Komunikimi i mirë me familjen është thelbësor.
5.Mbani një ritëm të mirë gjumi. Të qenit mirë fizikisht ndihmon gjithashtu të ndihemi mirë mendërisht.
Sipas një studimi të publikuar së fundmi, filmat me përmbajtje të festave të fundvitit na bëjnë më të lumtur e sipas ekspertëve ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Ekspertët kanë deklaruar se filmat në këtë link na bëjnë më të lumtur, na kthejnë prapa në kohë duke kujtuar kohët e lumtura që kemi shpenzuar me familjen dhe shoqërinë, duke ju bërë të ndjeni një atmosferë të ngrohtë dhe festive.