Çfarë duhet të bëni për të shkëlqyer në karrierën tuaj vitin e ardhshëm?!

Anja Dervishi
25/12/2021

Kanë mbetur vetëm pak ditë para se të hyjmë në vitin e ri 2022. Në rast se keni në plan që t’i përkushtoheni punës së ëndrrave ose dëshironi të përmirësoni aftësitë tuaja, këto janë pesë gjëra të rëndësishme ku duhet të përqendroheni në vitin e ardhshëm.

Forconi aftësitë tuaja

Punëdhënësit duan punonjës të motivuar për të mësuar aftësi të reja. Aftësitë kryesore që punëdhënësit duan që punonjësit të përmirësojnë janë komunikimi, lidershipi dhe aftësitë e lidhura me punën. Shtimi i njërës prej këtyre aftësive ose përmirësimi i atyre aktuale do t’ju japë një shtysë të rëndësishme në karrierë.

Përditësoni llogaritë tuaja në rrjete sociale

Gjithnjë e më shumë punëdhënës po rekrutojnë kandidatë, kështu që ju nuk e dini kurrë se kush mund të kontrollojë profilin tuaj në rrjetet sociale.

Përqëndrohuni te ajo çfarë ka rëndësi

Ka rëndësi që ndonjëherë të mos shqetësoheni për atë që do të ndodhë nesër ose të merreni me çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Përpëndrimi i vëmendjes tek gjërat që kanë vërtet rëndësi ju ndihmon të përmirësoni përqëndrimin dhe produktivitetin. Punonjësit e lumtur janë punonjësit më të mirë. Sa më shumë ta mbani mendjen pozitive, aq më kreativë do të jeni.

Gjeni një mentor

Të bashkëvepruarit me mentorë përkthehet në sjellje të përmirësuara, qëndrime të sakta, rezultata të larta dhe më shumë motivim për punën.

Lexoni dhe dëgjoni më shumë

Ekzistojnë një mori kursesh dhe platformash online për zhvillimin profesional dhe personal. Lexoni një libër. Dëgjoni një podcast. Shihni disa video në rrjet dhe frymëzohuni çdo ditë.

Më shumë