Për ju që nuk e doni aspak sezonin e dimrit, ka disa mënyra si të dilni nga gjendja jo e mirë e humorit!
Ndërsa ditët bëhen më të ftohta dhe shkurtohen, shumë prej nesh ndjejnë rënie të gjendjes shpirtërore, por nuk ka pse të jetë kështu. Çdo gjë është në dorën tuaj. Ja çfarë duhet të bëni për të dalë nga kjo gjendje:
1.Lëvizni
Rënia e humorit në dimër është e lidhur me nivelet në rënie të hormonit humor-nxitës, serotonin, gjë që ndodh në këtë kohë të vitit. Kjo ndodh sepse enzimat që thithin serotoninën bëhen më aktive ndërsa ditët bëhen më të shkurtra. Kërkuesit në Universitetin Princeton në SHBA kanë zbuluar se lëvizjet ritmike, si përshembull shkundja e këmbëve, kërcitja e gishtave ose përtypja e një çamçakëzi rrisin çlirimin e soerotoninës. Dr.Caroline Longmore, autore e librit “Sekreti i Serotoninës”, thotë se gjithashtu ju mund ta rrisni nivelin e saj nëpërmjet dietës. Ajo na sugjeron të shtojmë një ushqim serotoninë-nxitës në çdo vakt, si: gjeldeti, shpargujt, farat e lulediellit, djathi i njomë, ananasi, spinaqi, bananet, etj.
2.Rehatohuni
Nëse e kaloni gjithë dimrin duke u qarë për të ftohtin, lagështirën dhe errësirën, është e garantuar se do të jeni me humor të rënë. “Përqendrohuni te gëzimet dimërore”, shprehet trajneri motivues Robert Ashton. Ai këshillon të bëni një listë gjërash që mund të bëhen vetëm tani, si përshembull të shkoni për ski ose të shihni borën që bie, të pini çokollatë të ngrohtë dhe të synoni që të bëni një nga këto gjëra çdo ditë.
3.“Dëgjojeni” trupin
A keni ftohtë më shumë se normalisht e kërkoni pije të ngrohta dhe pulovra leshi? Atëherë ndoshta dëshironi t’i telefononi një miku ose të ftoni një grup shokësh. Sipas kërkuesve në Universitetin e Torontos në Kanada, kemi më tepër ftohtë ose kërkojmë gjëra më të ngrohta kur ndjehemi shoqërisht të izoluar ose kur kemi një gjendje shpirtërore të rënë.
4.Mbani shtëpinë të pastër
Kushtet dimërore janë shkaktare kryesore të mykut gjë që Dr.Edmond Shenassa i Shkollës Braun të Mjekësisë në SHBA e lidh me gjendjen e rënë shpirtërore. “Toksinat që gjenden në myk kanë treguar se ngadalësojnë atë pjesë të trurit që ka të bëjë me emocionet që ne i përjetojmë si depresion”,-thotë ai. Nëse shtëpia juaj ka myk, pastrimi i pjesëve të prekura me një solucion zbardhues dhe ujë do t’ju ndihmojë.
5.Shtoni magnezin
Çrregullimi sezonal emotiv është i lidhur me nivelet e ulëta të melatoninës. Sipas nutricionistes Kate Cook: “Nëse nuk flini mirë, natyrisht ju do të prodhoni nivele më të ulëta melatonine. Magnezi ndihmon të nxisë gjumin e thellë, prandaj rrisni nivelet e tij në dietën tuaj me ushqime, si: frutat e thata, farërat dhe perimet me gjethe jeshile, ose provoni të përdorni vaj magnezi në lëkurën tuaj.”
Rikujtojmë se numri i njerëzve që vuajtën nga depresioni në mbarë botën u rrit me 28% në vitin 2020 gjatë pandemisë, duke arritur në rreth 246 milionë raste dhe numri i atyre që vuajtën nga ankthi u rrit me 26%. Këto janë përfundimet e një sondazhi të revistës mjekësore ‘Lancet’ që përdori të dhëna nga studimet e mbledhura në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azinë Lindore.