Pa të nuk nis dita, lëngun e preferuar të Kylie Jenner mund ta konsumoni edhe ju, ka shumë benefite!
Miliarderja e re në moshë Kylie Jenner nuk e koncepton dot ditën e saj nëse nuk e nis më një gotë lëng kockash me lavandë dhe limon. Dhe për ju që nuk i dini benefitet e këtij lëngu ne ju themi se ka aftësi pastruese, qetësuese dhe shëruese për të gjithë trupin. Ai shëron inflamacionin në stomak dhe largon dhimbjet e kyçeve.
Ky lëng përmban ushqyesit e nevojshëm për lëkurën, elasticitetin, shkëlqimin dhe hidratimin e saj. Përveç lëkurës, lëngu i kockave është fantastik për flokë të mëndafshtë, të shëndetshëm e plot volum.
Kur njeriu arrin në të njëzetat, procesi i prodhimit të kolagjenit nis të ngadalësohet, duke nxitur shfaqjen e rrudhave, varjen e lëkurës dhe celulitin. Pirja e rregullt e tij, është thelbësore për furnizimin e trupit me kolagjen dhe mirëmbajtjen e rinisë së lëkurës.
Me përdorimin e vazhdueshëm të lëngut të kockave, do të vëreni se lëkura juaj do të jetë më e ushqyer, më elastike, më e butë dhe më rinore. Dhe normalisht me kaq benefite sa ka ky lëng, nuk kishte si mos të ishte në dietën ushqimore të Kylie Jenner.
Rikujtojmë se familja Kardashian-Jenner kanë arritur një moment të jashtëzakonshëm në rrjetin social Instagram, pasi numërojnë më shumë se një miliard ndjekës. E thënë ndryshe, kjo është pothuajse një e teta e popullsisë së të gjithë botës, e cila vlerësohet të jetë 7.9 miliardë.
Kylie Jenner numëron plot 306 milionë ndjekës në Instagram. Kjo arritje e bën Kylie-n personin e dytë, pas futbollistit Cristiano Ronaldo që arrin një numër kaq të lartë ndjekësish. Më herët, ishte Ariana Grande, që mbante vendin e parë si femra më e ndjekur në Instagram. Vlen të theksojmë se së fundmi një fans i Kylie-t, i quajtur Jrue Mesgan ka marrë një urdhër të përhershëm ndalimi pasi është përpjekur disa herë t’i afrohet miliarderes në rezidencën e saj në Holmby Hills në Kaliforni.