Nëse dëshironi një lëkurë me shkëlqim bëni gati shportën dhe me vrap në pazar për të blerë këto produkte ushqimore!

Marisa Karabeci
03/02/2022

Disa ushqime mund të dëmtojnë lëkurën, ndërsa disa të tjera mund ta përmirësojnë atë. Ne ju njohim me ushqimet që duhet të përfshini në dietën tuaj të përditshme nëse dëshironi të keni lëkurë me shkëlqim.

1.Salmon i egër

Salmoni i egër është një nga ushqimet më të mira kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës. Përveç kësaj, salmoni është i shkëlqyeshëm për të luftuar depresionin, ankthin dhe stresin. Redukton hormonet e stresit në trupin tuaj që çojnë në puçrra fytyre. Salmoni gjithashtu përmban dyfishin e sasisë së vitaminës D që ju nevojitet çdo ditë. Nga ana tjetër acidet yndyrore omega-3 mund të zvogëlojnë shfaqjen e rrudhave, inflamacionin, por edhe të përmirësojnë kolagjenin, i cili do t’ju ndihmojë të ruani një pamje rinore.

2.Spinaqi

Spinaqi është një burim i pasur me hekur, vitaminë E, acid folik, proteina bimore, magnez, vitaminë A dhe vitaminë C. Vitaminat A, E dhe C janë të shkëlqyera për lëkurën për shkak të vetive të tyre antioksiduese. Klorofili, një përbërës që gjendet në të gjitha ushqimet jeshile është ilaçi më i mirë kundër akneve. Hekuri dhe proteinat në spinaq ndihmojnë gjithashtu në ruajtjen e pamjes rinore të lëkurës dhe në ruajtjen e qarkullimit të shëndetshëm të gjakut.

3.Çokollatë e zezë

Flavanolet, acidet yndyrore dhe antioksidantët që përmban çokollata e zezë e bëjnë lëkurën më të shndritshme. Kakao, nga ana tjetër, relakson arteriet dhe rrit rrjedhjen e gjakut, duke çuar në lëkurë të shëndetshme.

4.Specat

Specat janë të pasur me karotenoidë të cilët janë aleatë të mirë në luftën kundër rrudhave. Përveç kësaj, antioksidantët që gjenden tek specat ndihmojnë në pastrimin e lëkurës.

5.Farërat

Farat e lirit, farat chia, farat e lulediellit dhe farat e kungullit janë të shkëlqyera për lëkurën tuaj. Acidet yndyrore omega-3 që përmbahen në këto fara janë të shkëlqyera për trajtimin e rrudhave dhe akneve, plus farat janë të pasura me proteina. Përveç kësaj, vitamina E që gjendet në farat e lulediellit dhe kungullit përmirëson hidratimin e lëkurës. Magnezi, i cili gjithashtu bën pjesë në këtë lloj fare, relakson enët e gjakut dhe ul nivelin e stresit.

6.Çaji jeshil

Çaji jeshil është një përbërës i domosdoshëm për lëkurë perfekte. Përveçse është i pasur me antioksidantë, çaji jeshil përmban edhe një aminoacid specifik të njohur si L-theanine i cili relakson trupin dhe redukton stresin. Pini 3 filxhan në ditë ose më shumë për rezultate më të mira. Çaji jeshil është i mrekullueshëm si për zemrën ashtu edhe për arteriet duke ulur presionin e gjakut.

Më shumë