Po kërkoni një vend të ri për të vizituar dhe nuk dini se ku të shkoni?! Për këtë e shumë pikëpyetje të tjera Denisa Dumani përgjigjet në TAR!

Marisa Karabeci
03/02/2022

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio përfaqësuesja e “Discover Albania”, Denisa Dumani për të në folur më shumë rreth udhëtimeve, se cilat janë destinacionet më të kërkuara të njerëzve tani në sezonin e dimrit. Zbuloni më shumë rreth intervistës së Denisës duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, të gjithë interesohen të dinë se cilat janë vendet më të lira për t’u vizituar. Denisa na tregon:

Kudo mund të gjesh vende të lira. Kjo varet nga akomodimi që ti zgjedh, nëse kërkon diçka shumë të mirë nuk e gjen dot lirë kështu që ti do bazohesh në atë çfarë kërkon. Fshatrat me bujtinat e tyre akomoduese që janë në fillimet e tyre kanë çmime më të leverdisshme.

A mund të na thotë Dumani ndonjë pikë turistike jo të famshme që të tjerët nuk e dinë dhe që munden ta vizitojnë?

Ka shumë fshatra, më pëlqen që fermat po ngrihen dhe që po i japin shumë hov industrisë së turizmit dhe fshatit ku ndërtohen si për promovim ashtu edhe për zhvillim. Labova e Kryqit që ndodhet në Libohovë, është ndërtuar një bujtinë që ka bërë të mundur të promovohet si zonë, ka patur turistë që kanë shkuar, është një zonë shumë e mirë për t’u vizituar. Mund të kombinohet edhe me udhëtimin që bën në Gjirokastër dhe Përmet, të konsumosh një drekë apo të kalosh një natë atje.

Ushqimin më të mirë e më të shijshëm, në cilin vend mund ta gjejmë?

Juglindja shquhet për ushqimin më të mirë, pra Përmeti, Gjirokastra, Korça, Leskoviku. Kënaqem me ushqim kur shkoj këtu(qesh). Edhe veriu por që këtu janë më estetik në kombinime, eksperimentojnë dhe Korça jo më kot është një nga destinacionet më të favorizuara. Ka një infrastrukturë të mirë, mund të shkojnë familjarë sepse gjen çdo shërbim të mundshëm.

Më shumë