Ylli i ri në fushën e modës Nensi Dojaka rrëmben vëmendjen e të gjithëve në Javën e Modës në Londër!

Marisa Karabeci
24/02/2022

Emri i stilistes shqiptare Nensi Dojaka po bëhet gjithmonë e më i famshëm në botën e modës. Shume vajza të njohura të botës së showbiz-it si Bella Hadid, Hailey Bieber, Zendaya dhe Emily Ratajkowksi kanë përqafuar stilin e Nensit dhe kanë veshur në disa evente të rëndësishmë krijimet e mahnitshme të saj.

Stilistja 28-vjeçare fitoi dy nga vlerësimet më prestigjioze të industrisë: Çmimin ‘LVMH’ dhe Çmimi i Fondacionit të Këshillit Britanik të Modës për talentet në zhvillim. Por suksesi nuk mbaron me kaq. Ajo së fundmi ka shkëlqyer me koleksionin Vjeshtë-Dimër 2022 në Javën e Modës në Londër.

Veshjet në sfilatën e Dojakës u përfaqësuan nga të gjitha llojet e trupave, me paraqitjen e modeles plus-size, Paloma Elsesser dhe modeles shtatzënë, Maggie Maurer, e cila përdori pasarelën për të zbuluar lajmin e ëmbël. “Vogue”, “CNN”, “Harper’s Bazaar” e shumë media të tjera prestigjioze i kushtuan artikuj të veçantë stilistes shqiptare, e cila është me plot bindje një yll i ri në fushën e modës.

Nensi Dojaka la Tiranën për Londrën dhe u kthye në një fenomen të modës brenda pak kohësh në ‘London Fashion Week’. Nensi gjithashtu ka stiluar veshjen e aktores shumë të njohur Sophie Turner, një arritje shumë e madhe për të gjithashtu.

Dhe qershia mbi tortë e mbyllim me veshjen e mrekullueshme që stiloi për yllin tonë, Dua Lipa-n duke i treguar gjithë botës talentin e saj. Këngëtarja jo vetëm që tregoi se është veshur nga Nensi, por dhe e uroi publikisht për çmimin e fituar LVMH. Stilimet fantastike të Nensi-t i gjeni edhe në Instagramin e saj.

Më shumë