NJË JETË ME TY

Silvia Tabaku
11/03/2022

“Një Jetë Me Ty” është një komedi satirike. Në qendër të filmit është një çift i ri, të cilët bien në dashuri me shikim të parë. Pas një kohe ata vendosin të martohen dhe këtu fillojnë problemet e para. Jeta bashkëshortore nuk është ashtu siç ata e kishin pritur, ashtu siç ata e kishin ëndërruar. Problemet e përditshme dhe të parëndësishme, bëjnë që ata të vënë në pikëpyetje martesën e tyre. Dhe sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, gruaja mendon se i shoqi e tradhëton me sekretaren e tij dhe ky keqkuptim fatal do të çojë në divorcin e tyre. Ata jetojnë të ndarë dhe në këtë moment kuptojnë se sa shumë nevojë kanë për njëri tjetrin.

Titulli origjinal:Një jetë me ty
Filmi fillon:10.03.2022
Zgjatja e filmit:76 Minuta
Shteti/Viti:ALB/2020
Lloji:Komedi, Satirë
Aktorë:Dritan Arbana, Ajsi Xhaxhaj, Sindi Leka
Regjisori:Erion Kame
Distributori:Black Box Films

Orari :

Cineplexx TEG

E hënë-E mërkurë 13:30; 15:20; 17:00; 18:40; 20:20; 22:00
E premte 17:00; 18:40; 20:20; 22:00
E shtunë-E diel 12:00; 13:40; 15:20; 17:00; 19:40; 20:20; 22:00

Cineplexx QTU

E hënë-E mërkurë 20:30; 22:10
E premte-E diel 20:30; 22:10

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Adresa:

Cineplexx QTU
Autostrada Tiranë – Durrës, km 6

Cineplexx TEG
Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan

Më shumë