Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ceremonia e shumëpritur e çmimeve ‘BAFTA’. E mbajtur në Londër në Royal Albert Hall, këtë vit pamja e të nominuarve për ngjarjen e 75-të vjetore të organizuar nga Akademia Britanike e Filmit dhe Televizionit nuk zhgënjeu dhe në fakt nuk duhet të zhgënjejë duke qenë se është spektakli më i madh i çmimeve të vitit në Britani të Madhe.
Nga aktoret e “House of Gucci”, Lady Gaga dhe Salma Hayek me fustane luksoze prej kadifeje, deri te yjet e “West Side Story”, Rachel Zegler dhe Ariana Debose në këtë artikull do të njiheni me pamjet më mahnitëse të ‘BAFTA Awards 2022’. Ngjyra e kuqe e theksuar, ar vezullues, kostume të qepura në mënyrë të përsosur dhe me detaje vezulluese dominuan dhe shumë prej presonazheve ‘vodhën’ vëmendjen shumë kohë përpara se të fillonte transmetimi.
Veshja e yjeve në tapetin e kuq këtë vit: