Beethoven Tirana me Orkestrën Simfonike RTSH

Sindi Shkira
15/06/2026

Më 19.06, Radio Televizioni Kombëtar Shqiptar dhe Facundo Agudin bëjnë një hap të ri në udhëtimin e tyre BEETHOVEN TIRANA!
Cikli i plotë i simfonive të Beethoven-it po i vjen ngadalë fundi dhe një nisje e re 😎
Javën tjetër, publiku i Tiranës do të zbulojë dy kryevepra, padyshim shenja dalluese në prodhimin mahnitës të Beethoven-it:
Koncerti për Piano Nr. 1 në Do maxhor, Op.15
… së bashku me
Simfoninë e tij në Fa maxhor Nr. 8, Op.93.

Orkestra jonë është më shumë se e lumtur të mirëpresë talentin e ri Nikol Tuka si solist — një ish-student në Universitetin e Arteve të Tiranës, aktualisht duke studiuar në Hochschule für Musik Freiburg.

Ndërsa përgatitemi për Finalen e Madhe me Aimfoninë Korale monumentale Nr. 9 të Beethoven-it, në bashkëpunim me Operën Kombëtare të Shqipërisë, le të shijojmë së bashku këtë “takim të 8-të muzikor” me Simfoninë e RTSH-së, të premten më 19.06, ora 19:00
në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve.

Më shumë