Disa këshilla të vlefshme prindërimi nga Kylie Jenner!

Marisa Karabeci
01/04/2022

Pasi bëhesh nënë jeta ndryshon përgjithmonë. Gjatë gjithë shtatzënisë me Stormin, miliarderja Kylie Jenner ishte e qetë, duke mbajtur gjithçka për vete, por gjërat morën një rrjedhë tjetër pas lindjes së vogëlushes. Ylli televiziv nuk humbi kurrë një mundësi për të ndarë me ndjekësit jetën e saj si nënë.

Pavarësisht ndarjes nga Travis Scott, ajo mbajti në foto babain e vajzës së saj. Marrëdhëniet janë disi të paparashikueshme, një marrëdhënie e shkëlqyer mund të kthehet në kaos, duke bërë që çifti të heqë dorë. Kylie Jenner dhe Travis Scott ishin në një lidhje vite përpara se të lindte Stormi, por çifti u nda më vonë pa bërë bujë për kujdestarinë.

Kylie zgjodhi të bashkë-prindëronte me Travis pavarësisht keqkuptimeve që kishin. Ajo e dinte se vajza e saj kishte nevojë për të dy prindërit dhe i dha përparësi lumturisë së vajzës së saj. Kylie u shpreh se:

Ne të dy e duam Stormin dhe duam atë që është më e mira për të. Ne qëndrojmë të lidhur dhe të koordinuar.

Kylie e vendos vajzën e saj mbi gjithçka. Kur bëhet fjalë për Stormin, Kylie nuk mendohet dy herë. Ajo nuk e ka problem të rikthehet tek vajza e saj në mes të një takimi të rëndësishëm. Kylie është e lidhur me Stormin aq sa ajo la një festë në prag të Krishtlindjeve vetëm për ta vënë vajzën në shtrat herët dhe për t’i bërë një banjë. Me sa duket, asnjë punë, familje apo party nuk mund të konkurrojë me vogëlushin Stormi.

Kylie ndan aktivitete të ndryshme me vajzën e saj. Duken sikur bëjnë gjithçka bashkë. Padyshim që na pëlqeu videoja ku të dyja nënë e bijë po bënin biskotat e Krishtlindjeve, teksa dukeshin aq të dashura me njëra-tjetrin. Përveç kësaj, Kylie kujdeset për detajet më të vogla të look-ut të Stormit. Ajo tregon durim me vajzën e saj. Kylie duket se nuk shqetësohet shumë kur vajza e saj bën rrëmujë në kuzhinë, përkundrazi, të dyja angazhohen në pastrim ndërsa shijojnë kohën e tyre së bashku.

Në videon ku Kylie dhe Stormi po bënin biskota, nëna e përkushtuar dukej shumë e duruar, duke i shpjeguar gjithçka vajzës së saj dhe duke u treguar kaq e butë me të. Me atë video, ajo i tregoi gjithë botës se rriti një fëmijë të sjellshëm. Kylie krijoi një dhomë lojrash në zyrën e ‘Kylie Cosmetics’. Biznesmenia vendosi të krijojë një dhomë lojrash për vajzën e saj në zyrë, në mënyrë që ajo të mund të punonte ndërsa vajza e saj luan në të njëjtën ndërtesë. Ajo u sigurua që Stormi të kishte lojëra, kukulla dhe gjithçka tjetër që mund të dëshironte.

Ajo e merr vajzën e saj kudo që shkon dhe nëse ka një takim të rëndësishëm për të marrë pjesë, ajo mund të shkojë lehtësisht në punë ndërsa Stormi po shijon kohën e saj në dhomën ngjitur. Stormi është mbretëresha në platformat e rrjeteve sociale të Kylie. Si një miliardere dhe sipërmarrëse, Kylie ndan jetën e saj dhe arritjet profesionale përmes mediave sociale. Kylie adhuron të jetë nënë e Stormit dhe nuk e humb mundësinë për të postuar një foto, një citim apo edhe një moment intim me Stormin. Ajo është shumë krenare për të dhe e shpreh dashurinë për të gjatë gjithë kohës.

Ajo pranon se është ende duke mësuar dhe i pëlqen procesi. Kylie dhe Travis besojnë se duhet t’i bëjnë gjërat në mënyrën e duhur, të jenë shembulli më i mirë për fëmijët e tyre dhe të krijojnë mjedisin më të mirë për ta. Së fundmi, miliarderja Kylie Jenner ka rrëfyer për vështirësitë që po kalon në periudhën pas lindjes së djalit të saj, Wolf Webster. Ajo ndau në Story-n e saj në Instagram, një video, qëllimi i së cilës ishte të tregohej e sinqertë me fansat për atë që po përjeton.

Unë vetëm dua të them se periudha post-partium për mua nuk ka qenë e lehtë. Më shumë se pas lindjes së vajzës, këtë herë kam pasur më shumë vështirësi mendore, fizike dhe shpirtërore. Nuk mund të rrija pa e shprehur këtë, sepse mendoj se ka shumë nëna të tjera që e përjetojnë dhe duhet ta kuptojnë që nuk janë vetëm. Mund të duket shumë e lehtë për njerëzit e tjerë dhe kjo gjë na ushtron presion. Por për mua nuk ka qenë aspak e lehtë.

Më shumë