Dashuri dhe turbulenca

Silvia Tabaku
04/04/2022

Edi është një biznesmen mjaft i suksesshëm. Ai kujdeset shumë për veten, bën një jetë të mirë dhe komode, por duket se ka një dobësi: femrat. Edi ka tre të fejuara dhe të treja janë stjuardesa. Kristina, është shqiptarja e tij e zemrës, stjuardesë e Air Albania. Eleni, koketa e tij greke, stjuardesë e Fly Greece dhe Françeska, italiania e tij pasionante, stjuardesë e ItaAirways. Kjo jetesë e Edit nuk është aspak e zakonshme, por ai ka gjetur një mënyrë shumë efikase për ta menxhuar këtë çmenduri. Falë ndihmës së asistentes së tij të palodhur dhe të sertë Fridës, Edi ia arrin gjithmonë ta mbajë situatën nën kontroll. Pjesë e kësaj loje bëhet edhe Danieli, mik i fëmijërisë së Edit, i cili troket papritur në derën e këtij të fundit. Në këtë “fluturim” të qetë të Edit papritur nisin turbulencat. Për shkak të disa të papriturash, të treja stjuardesat gjenden në të njëjtën ditë, në të njëjtën shtëpi. A do të arrijë Edi t’i shpëtojë kësaj çmendurie që ka krijuar me duart e veta?

Titulli origjinal:Dashuri dhe turbulenca
Filmi fillon:07.04.2022
Zgjatja e filmit:90 Minuta
Shteti/Viti:ALB/2022
Lloji:Komedi
Aktorë:Gentian Zenelaj , Rudina Dembacaj, Amos Muji Zaharia, Alesia Xhemalaj, Sara Kolami, Olimpia Smajlaj, Behar Mera
Regjisori:Dionis Papadhimitri
Distributori:Papadhimitri Film Production

Orari :

Cineplexx TEG

E hënë – E premte 15:00; 16:00; 17:00; 18:00; 19:00; 20:00; 21:00; 22:00
E shtunë – E Diel 13:00; 15:00; 16:00; 17:00; 18:00; 19:00; 20:00; 21:00; 22:00

Cineplexx QTU

E hënë – E mërkurë 15:45; 17:45; 19:45; 21:40
E enjte 15:00; 17:00; 19:00; 21:00
E premte 15:45; 17:45; 20:00; 22:00
E shtunë – E diel 13:45; 15:45; 17:45; 19:45; 21:45

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Adresa:

Cineplexx QTU
Autostrada Tiranë – Durrës, km 6

Cineplexx TEG
Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan

Më shumë