Qepët e njoma janë një “thesar” ushqyes të pasura me vitamina dhe minerale. Kanë veti antibakteriale dhe mbrojnë nga inflamacioni, ndihmojnë me ftohjet dhe janë të mira për përmirësimin e tretjes. Pjesa e gjelbër e qepës së njomë nuk duhet të hidhet pasi përmban përbërës të dobishëm për shëndetin tonë. Ja benefitet e saj:
1.Mbrojnë zemrën
Qepët e njoma janë plot me antioksidantë që mbrojnë trupin nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Përveç kësaj, qepët e njoma ruajnë presionin e gjakut brenda kufijve normalë dhe zvogëlojnë rrezikun e formimit të mpiksjes.
2.Janë të mira për shikimin
Mbrojnë nga inflamacioni dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të syve. Ata përmbajnë shumë vitaminë A, e cila është thelbësore për shikim të mirë. Vetëm një qepë përmban rreth 3% të nevojës ditore për vitaminë A.
3.Forcojnë kockat
Vitamina C dhe K, me të cilat janë të pasura qepët e njoma, janë të mira për mbrojtjen e kockave. Vetëm një qepë përmban rreth 20% të dozës së rekomanduar të vitaminës K dhe rreth 2% të vitaminës C. Të dyja janë të rëndësishme për densitetin dhe forcën e kockave.
4.Ulin kolesterolin
Qepa ka një numër të madh substancash që ulin kolesterolin e keq në gjak. Pjesa e gjelbër e saj është shumë e shëndetshme dhe përveçse ndihmon në uljen e kolesterolit, është e mirë edhe për të rikthyer në normalitet sheqerin e lartë.
5.Janë një diuretik i mirë
Ndihmon sekretimin më të mirë të lëngjeve, gjë që kontribuon në funksionimin më të mirë të veshkave, por edhe reduktimin e celulitit.
6.Për lëkurë më të bukur
Qepët e njoma ndihmojnë trupin të prodhojë kolagjen i cili është i rëndësishëm për lëkurë të bukur, të shëndetshme dhe të tonifikuar. Kolagjeni është përgjegjës për ngadalësimin e formimit të rrudhave në fytyrë dhe gjendet në shumë kremra. Kështu, zvogëlon shfaqjen e skuqjes dhe lëkurës së thatë.
7.Reduktojnë rrezikun e kancerit
Prej kohësh dihet se qepa e njomë kontribuon në uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit. Një studim italian i publikuar në ‘American Journal of Clinical Nutrition’ tregoi një reduktim të ndjeshëm të rrezikut të kancerit te njerëzit, dieta e të cilëve bazohej në sasi më të mëdha qepësh.