Nëse po kërkoni flokë voluminoz dhe me shkëlqim, duhet të ndiqni këto këshilla!

Marisa Karabeci
20/04/2022

Disa prej nesh kanë lindur me flokë natyralisht voluminoz dhe me shkëlqim, por për shumëkush mund të duhet pak punë. Në fakt ka disa mënyra për t’i bërë flokët tuaj të rriten më shpejt dhe më të dendur dhe shumica e këtyre metodave janë të thjeshta dhe lehtësisht të përballueshme. Njihuni me disa prej tyre:

1. Shtoni më shumë proteina në dietën tuaj.

Nëse keni vendosur të bëheni vegjetarian/e, mund t’i kushtoni më shumë vëmendje sasisë së zinkut që merrni përmes dietës suaj. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që nuk hanë mish janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të mungesës së zinkut, e cila, nga ana tjetër, mund të çojë në rënie të flokëve. Për shkak se proteinat e ndihmojnë trupin të përfitojë sa më shumë nga kjo lëndë ushqyese thelbësore, vegjetarianët dhe veganët duhet të konsumojnë dy herë më shumë zink sesa rekomandohet.

2. Zgjidhni shampo pa shumë kimikate.

Shampo juaj e preferuar mund të bëjë një shkumë të pabesueshme, por nëse dëshironi që flokët tuaj të jenë natyralisht më të trashë, duhet të lexoni etiketat me më shumë kujdes. Sulfatet që shkaktojnë këtë shkumë të shkumëzuar nuk po u bëjnë asnjë favor fijeve tuaja, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe flokë të hollë. Ndërsa ato janë efektive në heqjen e papastërtive, sulfatet gjithashtu mund të heqin shumë nga vajrat natyralë që kanë nevojë flokët tuaj për të qëndruar të shëndetshëm.

3. Qëndroni larg produkteve si tharëse apo pjaster.

Kur nuk keni kohë, është e kuptueshme që dëshironi të kërkoni tharësen e flokëve për të tharë flokët tuaj sa më shpejt që të mundeni. Por këto produkte me nxehtësi të lartë në fakt mund t’ju pengojnë të arrini fije më të trasha dhe më të forta. Kur vendosni nxehtësi të drejtpërdrejtë në flokët tuaj, ajo krijon vrima të vogla në shtresën mbrojtëse të flokëve, të cilat mund të dëmtojnë flokët tuaj.

4. Kushtojini vëmendje skalpit tuaj.

Ju ndoshta përdorni scrub dhe eksfoliues për të mbajtur lëkurën në fytyrë dhe trupin tuaj krejtësisht të lëmuar, por skalpi juaj meriton po aq kujdes. Gjëndrat në skalpin tuaj prodhojnë sebum që krijohet me kalimin e kohës dhe vetëm shampoja mund të mos jetë e mjaftueshme për ta hequr atë. Përdorimi i një eksfolianti për skalpin tuaj ndihmon për ta mbajtur atë të shëndetshëm dhe inkurajon flokët tuaj të rriten më shpejt.

5. Mos e teproni me shampon e thatë.

Kur nuk keni kohë ose energji për të larë flokët siç duhet, mund të duket joshëse të spërkatni me shampo të thatë në flokët tuaj. Por ndërkohë që është krejtësisht i sigurt për t’u përdorur herë pas here, përdorimi i shpeshtë i shamponës së thatë mund të dëmtojë flokët tuaj dhe të çojë në bllokim të folikulave dhe madje edhe humbje të flokëve.

6. Mos harroni vitaminën C.

Përveç përfitimeve të shumta shëndetësore, vitamina C mund të forcojë flokët tuaj dhe t’i ndihmojë ata të rriten më të dendur. Është jetike për prodhimin e kolagjenit. Shumica prej nesh e dinë se agrumet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, por mund të gjenden edhe në brokoli, lakra jeshile dhe luleshtrydhe.

Më shumë