Flirtet me kolegun e zyrës mund të duken emocionuese, por a duhet t’i tregojmë partnerit për to?!

Anja Dervishi
23/04/2022

Le ta pranojmë, të gjithëve mund të na ketë ndodhur të paktën njëherë që të kemi pasur disa flirte ‘të pafajshme’ me atë kolegun seksi të zyrës. Nuk ka asgjë të pazakontë që një koleg të tregojë interes ndaj jush, të flirtojë në ambientet e punës apo t’ju kërkojë një takim pas saj. Dhe është normale që të tundoheni, mos u shqetësoni!

Në dukje asgjë e gabuar, por ju keni një partner në krah? Atëherë këtu ndërlikohet pak puna. Pra, çfarë të bëjmë në këtë situatë, t’i themi partnerit apo ta mbajmë sekret? Në këto situata ka vetëm tri mundësi zgjedhjeje që mund t’ju ndihmojnë të dilni një herë e mirë nga e gjithë kjo situatë e sikletshme dhe mos ndiheni më fajtore

1. Thuaja, nëse të mungojnë sherret e vogla.

I dashuri juaj me siguri e di që djem të tjerë flirtojnë me ju dhe nëse ja thoni ai do të mendojë se po e bëni për vëmendje. Por nëse nga ana tjetër kolegu juaj fillon ta teprojë, duhet t’i vini pikat mbi “i”. Pas kësaj bëni mirë të informoni partnerin tuaj për këtë.

2. Jo! Rregullojeni vetë këtë.

Është problemi juaj, nuk keni pse ta përfshini të dashurin në gjithë këtë. Edhe nëse situata del jashtë kontrollit jeni ju që duhet ta zgjidhni me kolegun këmbëngulës këtë situatë.

3. Po flirtoni dhe ju?

Nëse ju pëlqejnë provokimet dhe zgjidhni të flirtoni me të, është në rregull, por vetëm nëse nuk e kaloni masën. Nëse gjërat fillojnë të marrin përmasa të tjera, ndaloni dhe pyesni veten se ku mund t’ju çojë e gjithë kjo. Ndërkohë, i dashuri juaj, më mirë mos ta marrë vesh, të paktën sa të sqaroheni me veten.

Më shumë