Nëse nuk e përfshini gjalpin si pjesë të dietës tuaj ushqimore, do të ndryshoni mendje kur të lexoni këtë studim!
Të gjitha ne vajzat dhe gratë ëndërrojmë për një lëkurë perfekte dhe rinore, prandaj dhe jemi të gatshme të ndjekim çdo truk bukurie të ndryshme që gjejmë, kryesisht, në rrjetet sociale të njohura si TikTok dhe Instagram. Megjithatë, ekziston një truk i zgjuar që është padyshim efektiv.
Sipas disa studimeve të fundit, gjalpi thuhet se është i dobishëm për lëkurën, pasi mund t’ju ndihmojë ta bëni lëkurën tuaj më të shëndetshme falë vitaminës E, një lëndë ushqyese që minimizon dëmtimet nga dielli, zvogëlon inflamacionin dhe shëron plagët. Edhe kjo nuk është e vetmja vitaminë e dobishme për lëkurën që gjendet në gjalpë.
Sipas revistës “Healthline”, një lugë gjelle gjalpë siguron 11% të marrjes së rekomanduar ditore (RDI) të vitaminës A. Një studim i vitit 2013 i botuar në revistën kushtuar shëndetit, “Journal Health Eye Community”, thekson se vitamina A është ajo që ka nevojë trupi për të ruajtur integritetin dhe funksionin e indeve sipërfaqësore. Një vitaminë e tretshme në yndyrë, vitamina A nxit riprodhimin e qelizave të lëkurës, ndërsa, forma kryesore e vitaminës A është retinoli, një përbërës popullor në serume, kremra dhe produkte të tjera të kujdesit të lëkurës.
Rikujtojmë se, vitamina C është e famshme për vetitë e saj antioksidante dhe referohet rregullisht si një mjet i rëndësishëm për të luftuar stresin oksidativ në trup, veçanërisht kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës. Por ka një tjetër antioksidant të fuqishëm, veprimet e të cilit përforcohen në trupin tuaj falë vitaminës C dhe anasjelltas. Po flasim për antioksidantin tonë kryesor, glutationi.
Ka gjithmonë një argument të fortë për të rimenduar dietën tonë. Provat tregojnë se ajo që ne vendosim në trupin tonë mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien. Bërja e ndryshimeve në zakonet tona të të ngrënit mund të ndikojë te ne përgjithmonë nga mënyrat më të ndryshme. Pavarësisht nëse është gjumë më i thellë, përqendrim më i madh, peshë më e ulët ose një jetë më të mirë seksuale pas këtij viti, ne pyetëm ekspertët e ushqimit se si të përfitoni më të mirën nga trupi juaj.