Ju njohim me Siwa Oasis, një destinacion që duhet vizituar të paktën një herë në jetë!

Silvia Tabaku
24/05/2022

Siwa Oasis, një nga vendbanimet më të largëta të Egjiptit, është gjithashtu një destinacion popullor turistik falë pishinave mahnitëse të kripës me ujin e tyre të kaltër ku njerëzit mund të notojnë. Kripa është edhe bekim edhe mallkim në Siwa. Vite më parë, njerëzit filluan të kuptonin se kishte para për të fituar në tregtinë e kripës dhe operacionet e minierave të kripës krijuan liqenet e kripës për të cilat oazi është i famshëm tani. Kripa në shishe dhe suvenirët me gurë kripë, si llambat, janë gjithashtu shumë të njohura në mesin e turistëve që vizitojnë këto vende të mrekullueshme, por janë pishinat natyrale të kripës ato që tërheqin më shumë vëmendjen, veçanërisht pasi faqet e ndarjes së fotografive në Instagram u bënë kaq të njohura. Për të qenë të drejtë, ata janë me të vërtetë një vend i përsosur për të bërë fotografinë tuaj, pavarësisht nëse jeni një turist i thjeshtë apo një influencer.

Por edhe kripa shkakton shumë probleme. Së pari, burimet e ujit të ëmbël në zonë derdhen në liqene me ujë të kripur, duke e bërë ujin të pamundur për t’u pirë dhe për t’u përdorur në bujqësi. Kjo do të thotë se të vetmet kultura që mund të kultivohen në zonë janë ato të qëndrueshme si ullinjtë dhe hurmat. Gjithashtu, përmajtja e ujit në Siwa Oasis është aq e kripur saqë asnjë formë e jetës detare nuk mund të mbijetojë.

Popullsia lokale, e cila përbëhet nga sivanë etnikë, të cilët flasin siwi, dhe egjiptianë arabishtfolës, përdor tokën e kripur për të ndërtuar shtëpi tradicionale me tulla. Nga njëra anë, përmbajtja e lartë e kripës ndihmon në forcimin e mureve të shtëpive, por kur bie shi, kripa fillon të shkrihet dhe mund të shkaktojë shembjen e strukturave. Kjo është një çështje kaq serioze në Siwa saqë shumica e shtëpive janë të parafabrikuara për të hequr rrezikun e shembjes për shkak të shkrirjes.

Pishinat mahnitëse të kripës që gjenden në Siwa Oasis janë të bukura për t’u parë, por turistët që duan të lahen në to duhet të kenë kujdes të veçantë që të mos gërvishten në kristalet e mprehta të kripës që në thelb përbëjnë fundin dhe skajet e këtyre pishinave. Marrja e pantoflave të gomës është gjithashtu një ide e mirë, pasi kripa mund të shkatërrojë shumë këpucët e zakonshme.

Më shumë