Të gjithë po flasin për vellon madhështore të Kourtney Kardashian por ja detaji që duhet të dini!
Dyshja e njohur, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker e zhvilluan dasmën e tyre në Portofino dhe fustanin e nusërisë të yllit televiziv e krijoi “Dolce & Gabbana”. Ai ishte mjaft i bukur, por detaji që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjendej në vellon madhështore të 43 vjeçares.
Ajo paraqeste një përshkrim të Shën Marisë, bazuar edhe në tatuazhin që Barker ka në kokë. Fjalët “respekt për besnikërinë e familjes” ishin të qepura nën motivin fetar, duke pasqyruar tatuazhin e Barker. Dizajni gjithashtu përmbante lule të qëndisura me dorë të frymëzuara nga kopshtet e Portofino. Kourtney u shpreh për “Vogue” se:
E kam pasur ëndërr gjithmonë që fustanet e mia t’i krjojnë Domenico dhe Stefano dhe tani u bë realitet.
Barker nga ana tjetër ishte veshur gjithashtu me Dolce & Gabbana si dhe anëtarët e familjes së çiftit, përfshirë vajzat e tyre. Martesën ligjore, dyshja e zhvilloi javën e kaluar në Santa Barbara, në praninë e miqve të ngushtë dhe familjes. Përpara martesës me të dashurin Travis Barker në Itali, motra më e madhe e familjes Kardashian shmangu një pamje tradicionale të nusërisë për të përqafuar anën ‘rock’ të të dashurit të saj për dasmën e tyre.
Një natë ekstravagante u pasua nga një ditë qetësie, ndërsa të sapomartuarit bënë paraqitjen e tyre të parë që nga shkëmbimi i zotimeve. Së fundmi, Kourtney dhe Travis shijuan disa momente së bashku në jahtin luksoz gjatë një lundrimi piktoresk. Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Kourtney dhe Travis kanë marrë një vendim paksa ekstrem.
Siç rrëfyen në një episod të ri të ”The Kardashians”, dyshja ka vendosur të kryejë një “detoksifikim të karmës” dhe kjo arrihet përmes një mënyre paksa ekstreme: “Jo kafeinë, jo alkool, jo marrëdhënie intime”. Ky lloj detoksi, që duhet ndjekur nga 12 deri në 28 ditë, është një metodë Ayurveda, apo metodë mjekësore që është shfaqur në Indi përpara 3000 vjetësh.