Për një lëkurë më të butë gjatë verës provoni të përdorni këtë scrub natyral!

Marisa Karabeci
30/05/2022

Në këtë prag sezoni të nxehtë, kur rrezet po arrijnë kulmin, scrub-i i lëkurës është ndoshta produkti më i rëndësishëm. Për ta mbajtur lëkurën sa më të butë gjatë gjithë verës, ka një mënyrë pastrimi e cila nuk të kushton dhe pastron në thellësi. Përveç kësaj, ka edhe një aromë shumë të mirë. Në vend që të shikosh e kërkosh pa fund nëpër dyqane për të gjetur produkte me kimikate nga më të ndryshmet, që bllokojnë poret, pastroje lëkurën gjatë këtij sezoni me produktet e shtëpisë.

Scrub me Lime dhe kripë deti (kripë e zezë)

Ka një aromë si një mojito e freskët, por është edhe një përzierje që të ndihmon shumë me pastrimin. Kripa e detit dhe lime do t’i japë një zgjim të ri lëkurës. Nëse ke këtë agrume në shtëpi, recetën mund ta përdorësh çdo javë. Kripa e detit, siç dihet, është e pasur me minerale si magnez dhe kalcium, hap dhe pastron poret e bllokuara, eliminon puçrrat dhe lufton shenjat e moshës.

Si ta përdorësh? Fare e thjeshtë. Mbi 4-5 lugë kripë gjelle hidh lëngun e një lime dhe pasi ta kesh përzier masën, fillo aplikimin në të gjithë trupin. Pas një masazhi të lehtë për disa minuta, shpëlaje trupin si zakonisht me ujë të vakët.

Ndërkaq, rikujtojmë se prej disa vitesh, listës së gjatë të vajrave bimorë që gjenden në treg i është shtuar një produkt shumë interesant dhe dobiprurës, vaji i pemës së çajit. Ky vaj esencial është shumë i përqendruar, mjaftojnë vetëm disa pika dhe tretet shumë lehtë. Ai përmban veti antibakeriale, antimykotike dhe antiinflamatore.

Vaji i pemës së çajit vjen nga gjethet e Melaleuca alternifolia, një pemë e vogël vendase në Queensland dhe New South Wales, Australi. Megjithëse Melaleuca alternifolia njihet si pema e çajit, nuk duhet ngatërruar me bimën që prodhon gjethe që përdoren për të bërë çaj të zi dhe jeshil. Vaji i pemës së çajit është përdorur si ilaç tradicional nga aborigjenët për shekuj me radhë.

Më shumë