Vera erdhi dhe bashkë me të edhe dëshira për të pasur nxirjen perfekte në lekurë, gjërat që duhet të bëni për t’ia arritur këtij qëllimi!

Marisa Karabeci
06/06/2022

Keni pak ditë që keni nisur pushimet dhe doni që ngjyra e bukur çokollatë në lëkurë t’ju zgjasë sa më shumë? Jeni në vendin e duhur, pasi të lexoni këshillat e mëposhtme do të keni një nxirje perfekte këtë verë.

1.Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta

Një ndër këshillat më të shpeshta që do të dëgjoni gjatë verës është të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta. Hidratimi i vazhdueshëm jo vetëm ju ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit, por edhe ndihmon që të merrni rrezet në mënyrë uniforme. Krahas ujit, ju këshillojmë që të mos ndani nga tryeza edhe ushqimet si kastraveci, sallata jeshile, selinoja, luleshtrydhet, pjepri dhe shalqiri.

2.Bëni dy-tre herë në javë scrub

Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe uniforme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi. Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë masazhoni lëkurën e lagur me scrub-in e mësipërm.

3.Ndryshoni vazhdimisht pozicion

Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndryshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion. Jo vetëm në shezlong, por edhe të ecni.

4.Kushtojini rëndësi ushqimit

Sigurisht që mbretërit e tryezës janë produktet e detit, por janë të tjera ushqime ato që ju ndihmojnë të keni një nxirje perfekte. Po flasim për ushqime të pasura me vitamina A, C dhe E, si dhe me beta-karoten, një antioksidant shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të përthithë sa më mirë rrezet e diellit. Mos u mendoni më gjatë, por filloni që të hani që tani karota, domate, kajsi, pjepër, portokaj, sallatë jeshile, spinaq etj.

Ndërkaq, me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë ankohen për alergjinë nga dielli. Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje lidhen me çrregullimet e lëkurës. Kur kaloni orë në diell, gjasat janë që në pjesën e kraharorit dhe të krahëve të dalin disa njolla të fryra me ngjyrë të kuqe. 

Më shumë