E ‘torturuat’ veten derisa arritët nxirjen perfekte të lëkurës, por mësoni si ta ruani ngjyrën pas plazhit!
Disa e shijojnë nxirjen e lëkursë në vetvete gjatë sezonit veror, ndërsa të tjerë e bëjnë thjesht për arsye estetike. Megjithatë, jeni të vetëdijshëm që nuanca në çokollatë nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe se do të fillojë të zbehet pas disa javësh. Por, ka disa mënyra që ndihmojnë që ngjyra të qëndrojë më gjatë.
Ja se cilat janë ato:
1.Shmangni produktet e ashpra
Shmangni sapunët, shampot dhe produkte të ngjashme, të cilat përmbajnë kimikate të forta. Zgjidhni produkte me përbërje natyrale. Përveç kësaj, mos bëni dush me ujë shumë të nxehtë apo shumë të ftohtë, por me ujë të vakët.
2.Shmangni peshqirin
Shmangni fërkimin e lëkurës me një peshqir pas dushit. Është më mirë që thjesht ta aplikoni butësisht peshqirin për të përthithur ujin. Më pas, aplikoni një vaj dhe lëreni të thahet në mënyrë natyrale.
3.Qëndroni në hije
Ruani nxirjen tuaj duke u “fshehur” në hije. Po, e lexuat mirë! Edhe në hije rrezet e diellit do të arrijnë tek ju, por nuk do të arrini të digjeni, çka do të thotë se lëkura nuk do të hiqet. Mos harroni se sa e rëndësishme është të mbani trupin tuaj të hidratuar. Pini rreth 8 gota ujë në ditë, ose çaj jeshil.
4.Kini parasysh ushqimet jeshile
Është e nevojshme të furnizoni lëkurën e nxirë me karotenoidë. Pigmentet që gjenden në perimet dhe frutat portokalli, të kuqe dhe jeshile mund t’ju ndihmojnë të mbani një nxirje të shëndetshme. Lërini çdo ditë në pjatën tuaj kajsitë, pjeshkët, mollët, specat, karotat dhe domatet. Për ‘të pafatët’, që nuk kanë mundësi për pushime të gjata në bregdet, po ju listojmë pesë ushqimet që do t’ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt.
Kush nuk e pëlqen ngjyrën e plazhit? Të gjithë e pëlqejmë! Presim me padurim gjatë 9 muajve të vitit për të ndier ngrohtësinë e diellit në lëkurë dhe të marrim shkëlqimin që i fal lëkurës ndikimi i rrezeve të tij. Por e gjithë kjo ‘ofertë falas’ nga dielli ka edhe një risk brenda, që mund të shkojë deri në kancer të lëkurës nga dëmet e diellit. Si mund të arrijmë tonet optimale të lëkurës pa e dëmtuar atë nga rrezet e dëmshme?