Shmangni këto ushqime përpara se të notoni!

Marisa Karabeci
05/07/2022

Sipas disa ekspertëve shëndetësorë, besimi se nuk duhet të notojmë pasi kemi ngrënë është thjesht një mit. Disa njerëz përjetojnë dhimbje stomaku nëse bëjnë ndonjë aktivitet të fuqishëm pas një vakti ushqimor, por notimi i moderuar nuk shkakton ndonjë efekt anësor serioz. Procesi i të ngrënit dhe tretjes, shmang pak gjak nga muskujt në zonën e krahëve dhe këmbëve dhe e dërgon atë drejt stomakut dhe zorrëve për të ndihmuar procesin e tretjes.

Në shumicën e rasteve, ka ende gjasa, që të gjitha pjesët e trupit, të funksionojnë normalisht pas një vakti. Gjithashtu, mund të keni dëgjuar për rregullin se nuk duhet të hyni në ujë për të paktën një gjysmë ore pasi keni ngrënë. Por a keni dëgjuar se disa ushqime janë më mirë t’i shmangni nëse, pasi keni ngrënë, planifikoni të notoni? Ndoshta frutat dhe lëngjet e gazuara tingëllojnë shumë tërheqëse, veçanërisht në vapë, por nëse do të notoni, do të ishte mirë të pini ujë. Ja çfarë nuk duhet të konsumoni:

1.Lëngje frutash dhe pije të gazuara

Lëngjet e frutave dhe pijet e gazuara ushtrojnë presion mbi stomakun tuaj, gjë që mund ta bëjnë më të vështirë notin.

2.Alkooli

Alkooli zvogëlon aftësinë për të reaguar, gjë që është veçanërisht e rrezikshme kur bëhet fjalë për hyrjen në ujë. Do të ishte mirë që të shmangni plotësisht alkoolin përpara se të hyni në një pishinë, det, liqen ose zona të tjera noti.

3.Bishtajoret

Bizelet dhe fasulet përmbajnë fibra që janë të shkëlqyera për shëndetin, por mund të shkaktojnë ngërçe, fryrje dhe madje edhe kapsllëk dhe mund të prishë kënaqësinë tuaj verore.

4.Pijet energjike

Konsumimi i pijeve energjike gjatë kohës që jeni në ujë mund të shkaktojë diarre ose vjellje dhe gjithashtu ekziston rreziku i dehidrimit.

Rikujtojmë, se uji i detit sjell shumë përfitime shëruese si për mendjen ashtu edhe për trupin e njeriut. Uji i kripur stimulon trupin tonë dhe nxit ndjenjën e mirëqenies. Me ardhjen e verës plazhi është një mënyrë e mrekullueshme për të kaluar ditën, për të reduktuar stresin dhe për t’u lidhur me natyrën. Mijëra vjet më parë Hipokrati zbuloi se uji i detit ndihmonte në shërimin e plagëve, parandalonte infeksionet dhe lehtësonte dhimbjet.

Më shumë