Për ju që keni nisur pushimet e dimë që e keni zgjedhur çfarë do të vishni, halli është për ata që ende shkojnë në punë!
Për shumë njerëz, pushimet janë ende larg dhe udhëtimi nga shtëpia në zyrë i ngarkon me stres sa i përket veshjeve të tyre. Ju shpesh kaloni nga nxehtësia në ajër të kondicionuar dhe anasjelltas duke rrezikuar të djersiteni shumë përpara se të filloni ditën. Çfarë të vishni kur është shumë vapë, por plazhi është larg?
1.Këmisha lino
Sekreti për të qëndruar i freskët edhe gjatë verës është të zgjidhni mirë pëlhurat, mundësisht natyrale dhe që marrin ‘frymë’, me ngjyra të lehta. Në fakt, djersa është mekanizmi natyror me anë të të cilit lëkura jonë “ftoh” trupin e mbinxehur. Pëlhurat sintetike parandalojnë djersitjen dhe shtojnë aureolët dhe njollat.
2.Veshjet me pëlhurë të lehtë
E freskët, e lehtë dhe e valëzuar. Vera është sinonim i fustaneve të shkurtra dhe shumëngjyrëshe. Sekreti është t’i zgjidhni ato të gjera dhe në pëlhura të lehta dhe që marrin ‘frymë’. Rikujtojmë, se mandarina është një ngjyrë përcaktuese e këtij sezoni. KARA KIA zbulon se si më të bukurat e modës po i stilojnë veshjet e tyre me nuancë mandarine. Veshja e një ngjyre të ndritshme dhe të qartë është një mënyrë e lehtë për të shfaqur gëzim.
3.Kapele
Në qytet ashtu si në plazh, aksesori më i rëndësishëm kundër nxehtësisë është kapelja sepse mbron kokën nga dielli përvëlues dhe lejon sytë të pushojnë.
4.Pantallonat e shkurtra dhe të gjera
Le të hedhim poshtë një mit: nuk është e vërtetë që sa më shumë që zbulon, aq më i freskët je. Dritë jeshile për veshjet e gjera, si pantallonat prej linoje ose fundet e gjera, të cilat do të zënë vendin e xhinseve të ngushta, streçeve dhe fundeve me pala e të gjata deri në fund të këmbëve.
5.Sandalet
Këmbët gjithashtu duan të marrin ‘frymë’! Këpucët e mbyllura të futen në dollap deri në shtator, duke i lejuar vetes sandale të hapura ose sandale me taka.