Çdo gjë e përbërë nga akulli madje edhe gotat, vendi që i ka shpallur “luftë” të nxehtit!

Marisa Karabeci
22/07/2022

Ndërsa një valë e të nxehtit ka mbërthyer Europën, duke sjellë temperatura deri në 33 gradë celsius në Republikën Çeke, klientët në një bar të Pragës kishin më shumë gjasa të vuanin nga i ftohti sesa goditjet e të nxehtit. “Ice Pub”, në qendër të kryeqytetit, ofron një arratisje të shkurtër në botën e Arktikut, me temperatura nën zero.

Menaxheri Lukas Santler tha se lokali funksionon me kapacitet të plotë gjatë sezonit të verës. Ky vend, vetëm një minutë në këmbë nga Ura e njohur e kryeqytetit, “Charles”, shërben kokteje me bazë vodka në gota të bëra me akull; sendet dhe arredimet janë bërë gjithashtu nga akulli.

Bari shërbente gjithashtu edhe birrë por e ndaloi këtë sepse rubineti vazhdonte të ngrinte. Temperatura brenda, rreth -7° Celsius, është aq e ulët, sa që vizitorëve u jepen pallto dhe dorashka dhe vizitat kufizohen në rreth gjysmë ore. Rikujtojmë, se “Lugina e vdekjes” është vendi ku regjistrohen temperaturat më të larta në të gjithë planetin.

Ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kaliforninë juglindore. Kjo luginë shkretëtire mban atë që konsiderohet rekordi për temperaturën më të lartë në botë, 54,4 gradë (16 gusht 2020). Më parë, më 30 qershor 2013, ishin regjistruar 53,8 gradë.

Më shumë