Gabimi që po bëni të gjithë duke konsumuar akullore gjatë ditëve të nxehta të verës!
Shumë prej nesh, mund të kërkojnë “ngushëllim” te një akullore për t’u freskuar në ditët e nxehta, por pak e dinë se kjo mund t’ju bëjë të nxeheni më shumë. Tara Marchello, një dietologe në Sistemin Shëndetësor të Universitetit të Kansas, për ‘New York Post’ tha se:
Nuk do t’i thoja askujt që të mos hante akullore në verë. Kjo do të ishte thjesht e gabuar. Është e këndshme. Ju jep një ndjesi të menjëhershme freskie në gojë. Por më pas fillon tretja. Edhe kur hamë diçka me kalori, qoftë akullore apo ushqim në përgjithësi, duhet punë që trupi ynë të “djegë” yndyrnat, proteinat dhe sheqernat. Ka të bëjë me efektin termik të tretjes dhe përthithjes së substancave. Edhe kur tretemi, kjo krijon energji dhe nxehtësi. Prandaj, temperatura e trupit tonë mund të rritet.
Dietologia rekomandon që të sigurohemi që në ditët e nxehta të shtojmë ushqime me përmbajtje të lartë uji në dietën tonë, si domatet, kastravecat, manaferrat dhe pjeprin. Këto ushqime, për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, ndihmojnë trupin të balancohet.
Sigurisht, ushqimet e rënda, ushqimet e skuqura apo edhe ushqimet me shumë proteina duhen shmangur në ditët shumë të nxehta. Edhe një limonadë e ftohtë mund të mos na freskojë në fund të fundit, por e bën trupin të punojë më shumë për ta tretur atë nëse ka një përmbajtje të lartë sheqeri.
Ndërkaq, rikujtojmë se mbishkrimi “Made in China” është hasur që në fëmijëri, por shpesh është sinonim i gjërave me cilësi të dyshimtë. Tashmë kinezët kanë krijuar një akullore që nuk e ka veçorinë e saj kryesore, nuk shkrihet dhe tashmë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Marka e famshme kineze e akullores Chicecream, e cila promovohet si një alternativë kineze e markës Magnum, është vënë në qendër të kritikave pasi disa njerëz vunë re se produktet e tyre nuk shkrihen në temperatura të larta.