Ushqimi nuk është e vetmja gjë që duhet të ruani në frigorifer. Nuk ka asgjë më të mirë se një frigorifer për të mbajtur gjithçka të freskët dhe për të zgjatur jetën e shumë produkteve të ndryshme. Nga sendet shtëpiake deri tek produktet e bukurisë, ka disa sende që performojnë më mirë kur mbahen brenda frigoriferit. Njihuni me to:
1. Këllëf jastëku
Kjo është mënyra më e mirë kur ndiheni shumë të nxehtë dhe djersini gjatë muajve të verës. Për t’u freskuar, mund t’i vini këllëfët e jastikut në frigorifer dhe t’i përdorni para se të flini.
2. Produkte kozmetike
Duke i lënë produktet kozmetike në frigorifer, si rimelin ose buzëkuqin, do t’i mbani të freskëta dhe do t’i parandaloni nga prishja. Kur ruhen në frigorifer, ato zgjasin në mënyrë drastike, pasi vajrat qëndrojnë të freskët.
3. Lapsi i zi i syve
Ky truk do ta bëjë më të lehtë procesin e mprehjes së tij. Mbajtja e tij në frigorifer do ta bëjë më të fortë dhe më të mprehtë.
4. Kremi i syve
Një krem i freskët do të përmirësojë lëkurën tuaj, sepse, jo vetëm që do të zvogëlojë rrathët e errët, por gjithashtu do të zvogëlojë fryrjen dhe skuqjen rreth syve.
5. Tasat metalikë
Për një masë kremoze të përsosur, mund të lini pajisjet e nevojshme në frigorifer përpara se t’i përdorni. Pajisjet e ftohta do t’ju ndihmojnë ta përftoni masën më shpejt.
6. Lulet
Ju duhet t’i vendosni lulet në frigorifer nëse dëshironi që të zgjasin më shumë. Ato do të kenë një pamje më të freskët, sikur sapo i keni blerë.