“Richter” me regji të Koloreto Cukali në “Best Istanbul Film Festival”/ Besmir Bitraku vlerësohet me çmimin e rëndësishëm!

Anja Dervishi
03/08/2022

“Best Istanbul Film Festival” është një nga eventet më të rëndësishme sa i përket kinematografisë, që prezanton dhe shpërblen kineastët e pavarur në mbarë botën duke u bërëkështu një mjet për të hapur rrugën në industrinë e kinemasë. Ky event mbahet pikërisht në qytetin e Stambollit në Turqi si një nga pesë qytetet më të populluara në botë që përqafon botën e artit dhe pret vepra unike nga e kaluara në të tashmen.

Stamboll gjithashtu është një qytet i përsosur universal me popullsinë e tij të larmishme, komunitetin shumëngjyrësh të artit dhe rrjetin e gjerë të transportit publik. Për këtë arsye, ky qyetet pret edhe shumë artistë dhe i përkrah ata. “Best Istanbul Film Festival” synon të mbledhë vepra të reja që do t’i hapin horizontet industrisë së filmit në këto troje dhe për t’i ndihmuar ata të marrin vrull në art.

Këtë vit pikërisht në këtë festival filmi të rëndësishëm ka shkuar dhe filmi “Richter”. Për ata që nuk e dinë, ky film shqiptar vjen me regji të Koloreto Cukali dhe me aktor protagonist Besmir Bitraku. Bazuar në ngjarje reale, 26 nëntor 2019 në Shqipëri… Një tërmet me magnitudë 6.4 ra në orën 03:56 të mëngjesit. Në një godinë të shembur tre persona janë bllokuar të gjallë nën rrënoja. Kur të vijë ndihma, mund të jetë tepër vonë për ta. Kush do të mbijetojë, nëse do të mbijetojë?

E mesa duket “Richter” ka arritur të ketë suksesin e parë në “Best Istanbul Film Festival”. Besmir Bitraku ka arritur që të rrëmbejë çmimin “Best Male Performance” me rolin e tij në këtë film. Vetë faqja zyrtare në Instagram e ka postuar këtë lajm duke shkruar:

“Best Istanbul Film Festival” shpall me krenari rezultatet për muajin korrik 2022. Çmimi “Best Male Performance”, fitues special i argjendtë, për filmin “Richter” (40′), Besmir Bitraku, regjisor Koloreto Cukali.

Më shumë