Po planifikon pushimet por po kërkon një vend të freskët?! Ne ju sugjerojmë të udhëtoni me tren në…

Silvia Tabaku
05/08/2022

Në përgjithësi shumica e europianëve zakonisht zgjedhin të shkojnë drejt plazheve gjatë stinës së verës, por aeroportet plot me njerëz dhe valët përvëluese të të nxehtit na kanë bërë që të lutemi për ditë më të freskëta. Me ndryshimet e shumta klimatike që po nxisin këto temperatura rekord të larta, fluturimet nuk janë zgjidhja më e mirë në këtë kohë.

Por përveç fluturimeve me avion ka edhe një mënyrë tjetër më të bukur, udhëtimi me tren. Ne ju njohim me shtatë destinacionet më të bukura në Europë ku mund të shkoni me tren dhe temperatura do të jetë nën 20°C.

Amsterdam, Holandë

Gjithnjë i qetë, kryeqyteti i Holandës ka arritur të ketë një verë të butë, edhe pse vendet fqinje po përvëlohen nga i nxehti. Kjo do të thotë që ju mund të endeni përgjatë kanaleve, pranë rreshtave të ndërtesave shumëngjyrëshe, pa u djersitur fare. Kur koha është më ndryshe, ju keni justifikimin e përsosur për të vizituar Muzeun Van Gogh ose Pallatin Mbretëror të shekullit të 17-të. Trenat me linja direkte shkojnë në Amsterdam nga Brukseli për dy orë, nga Parisi për 3.5 orë dhe nga Londra për katër orë. Nga Berlini, udhëtimi zgjat 6.5 orë, ndërsa nga Milano, 11.5 orë.

Berchtesgaden, Gjermani

Si vendi ku ndodhet Funtensee, një liqen piktoresk karstik në një zonë të njohur për temperaturat e ulëta, nuk ka vend më të mirë për t’u freskuar në këto ditë të nxehta sesa ky qytet alpin i Bavarisë, Berchtesgaden. Harrojini ditët e nxehta, teksa visheni mirë për të përballuar të ftohtin 8°C dhe zgjoheni duke u zhytur në ujin e ftohtë të gropës së rrethuar nga malet e gjelbra. Në këtë vend do t’ju duhet të merrni me vete xhupat. Në Berchtesgaden mund të shkohet me tren për 12 orë nga Londra, për 10.5 orë nga Milano, për 10 orë nga Brukseli dhe për 9 orë nga Parisi.

Chamonix-Mont-Blanc, Francë

Temperaturat nën 20°C në Chamonix arrijnë nën zero në majën e Mont Blanc. Mali më i lartë i Alpeve mund të ngjitet për rreth tre ditë, megjithëse ata më aventurierët mund të hipin në ashensorin ajror, i cili ju çon nga qyteti Chamonix deri në Aiguille du Midi, një majë 3,842 metra e lartë në masivin Mont Blanc, për të shijuar klimën e freskët. Qyteti Chamonix është 9,5 orë larg nga Londra me tren, 6,5 orë nga Parisi dhe 5 orë nga Milano.

Kopenhagen, Danimarkë

Lëreni diellin e butë t’ju ngrohë teksa lundroni nëpër kanalet e Kopenhagenit dhe më pas shuani etjen në baret që ofrojnë birra. Nëse bie ndopak shi vere, mund të vizitoni Designmuseum Danmark për t’u frymëzuar, ose të shëtisni nëpër gjurmët e mbretërve të shekullit të 17-të në Kalanë Rosenborg. Dhe, nëse ju mungon nxehtësia, shijoni një zhytje në një vaskë të nxehtë lundruese. Me temperaturat e ulëta deri në 20°C, kryeqyteti i Danimarkës ofron shpëtimin perfekt nga ditët e nxehta të kësaj vere. Kopenhageni është 15 orë me tren nga Londra dhe 14.5 orë nga Parisi nëpërmjet Brukselit, Këlnit dhe Hamburgut, 7.5 orë nga Berlini dhe 4.5 orë nga Hamburgu.

Edinburg, Mbretëria e Bashkuar

Përrallat dhe labirinti i rrugëve me kalldrëm janë vetëm një pjesë e hijeshisë së kryeqytetit të Skocisë. Mos u shqetësoni nga vendasit që veshin pantallonat e shkurtra dhe jelekët e tyre tradicionalë – me temperaturat mesatare të dimrit që ulen deri në 1°C, temperaturat aktuale prej 15-18°C duken shumë të larta për ta. Ngjitni kodrën mbresëlënëse të Pamjes së Arturit, nga ku mund të shikoni të gjithë qytetin. Edinburgu është 4.5 orë larg nga Londra me tren, 7 orë nga Brukseli dhe Parisi, dhe 16 orë nga Milano dhe Berlini.

Më shumë