Instagrami e ka “fajin” që rrini zgjuar, por janë 3 pije që të qetësojnë para se të flesh!

Marisa Karabeci
06/08/2022

Qetësia para gjumit është një prej gjërave më të vështira, sidomos nëse vazhdon të bësh kontrollin e fundit të Instagramit apo edhe duke menduar për gjërat që do të bësh nesër. E beson ose jo, relaksi është një proces i lehtë natyral. Ja cilat janë 3 pije qetësuese që të çlodhin para se të flesh. E para gjë që mund të të qetësojë është një çaj limoni me mjaltë. Mjalti qetëson fytin dhe limoni është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë. Të dyja bashkë qetësojnë stomakun. Sa herë ndihesh e shqetësuar para gjumit, kjo është zgjidhja.

Çaji jeshil është një tjetër zgjidhje e mirë para gjumit, sepse përmban një përbërës relaksues natyral, theaninë. Çaji jeshil është më i mirë nëse ke nevojë për t’u qetësuar nga një gjendje ankthi. Së fundmi, me siguri ke dëgjuar për këtë, por mund ta kesh harruar, çaj kamomili. Ky opsion është, në thelb, sinonim i gjumit. Një filxhan kamomil është pija perfekte për të ndihmuar trupin të qetësohet dhe të bëhet gati për të fjetur.

Zhurmë rozë, e bardhë apo kafe? Secili konsiderohet se bën magjinë e tij, por ky i fundit po fiton gjithnjë e më shumë terren në TikTok për përfitimet e tij të dukshme. Shumë zhurma me ngjyra i marrin emrat e tyre nga energjia e sinjalit të zërit që lëshojnë. Përdoruesit e mediumit këmbëngulin se ndihmon shumë për t’u çlodhur dhe për të fjetur më lehtë dhe me cilësi. Zhurma kafe të kujton stuhitë, si dhe ujëvarat.

Zhurma rozë është një lloj i veçantë zhurme që është më i fortë në frekuenca më të ulëta, gjë që e bën atë më të thellë. Konsiderohet më efektive se e bardha, ndërsa roza zakonisht gjendet në makineritë me zhurmë të bardhë, e cila përveçse siguron një tingull të qëndrueshëm që ju ndihmon të flini, shoqërohet edhe me, për shembull, zhurmën e valëve ose shiut.

Më shumë