Të gjithë e dimë se sa me rëndësi është të qenurit i hidratuar këto ditë, por ja rastet kur nuk e keni të nevojshme të pini ujë!
Pirja e ujit është tejet thelbësore për shëndetin tonë, pasi përfitimet prej tij janë të shumta. Uji është shumë i rëndësishëm, pasi ruan jo vetëm ekuilibrat e lëngjeve në trup, por ndihmon edhe veshkat dhe ruajtjen e funksionit normal të zorrëve.
Edhe pse këshillohet që një njeri të konsumojë nga 2 deri në 3 litra në ditë, ka disa momente kur nuk duhet të pini ujë. Fillimisht, kini parasysh se nëse keni ngrënë shumë, mos pini menjëherë ujë, pasi do t’ju bëjë të ndiheni më të fryrë. Prisni pak dhe pastaj mund të pini ujë.
Së dyti, nëse keni pirë shumë ujë, kjo mund të çojë në prishjen e ekuilibrit të kripës natyrale të trupit dhe më vonë sjell dhimbje koke, të përziera dhe kriza epileptike. Gjithashtu, ju mund ta kuptoni nëse keni mjaftueshëm ujë në organizëm nëse ngjyra e urinës suaj është e pastër. Por nëse ngjyra e saj është e verdhë e errët, atëherë ju duhet të konsumoni një ose dy gota të tjera uji.
Tashmë dihet se dielli i nxehtë mund t’i bëjë keq kujtdo, veçanërisht të rinjve ose atyre që djersiten shumë, duke ju bërë të humbisni sasi të mëdha të ujit në trup. Dehidratimi mund të jetë i lehtë, i moderuar ose i rëndë, bazuar në atë se sa sasi e lëngjeve të trupit tuaj humbet ose nuk zëvendësohet.