Mjaft më me dieta! Ajo që ju duhet për një bark të sheshtë është thjesht një gotë ujë!

Anja Dervishi
12/08/2022

Humbja e peshës është vërtet e vështirë. Duke mos ditur ushtrimet që duhet të bësh, vendos cilat janë ushqimet që duhet të konsumosh dhe kupto nëse ka ndonjë faktor tjetër që të ndikon në rritjen e peshës, si p.sh sa ujë duhet të pish gjatë një dite?Megjithatë, kjo mënyrë mund të jetë edhe pak e imponuar.

Sipas Doctor Oz, para çdo vakti duhet të pish të paktën një gotë ujë. Nëse e zbaton gjithmonë si recetë, rezultatet do të jenë mahnitëse. Kjo mënyrë të ndihmon për të mbushur stomakun, por edhe eliminon shtimin e dhjamit në zonën e barkut. Një gotë ujë para çdo vakti do të ulë ndjeshëm kaloritë që merr trupi gjatë ditës duke të krijuar edhe një ndjesi qetësie në stomak.

Pirja e ujit është tejet thelbësore për shëndetin tonë, pasi përfitimet prej tij janë të shumta. Uji është shumë i rëndësishëm, pasi ruan jo vetëm ekuilibrat e lëngjeve në trup, por ndihmon edhe veshkat dhe ruajtjen e funksionit normal të zorrëve.

Më shumë