Rita po vjen, Rita po vjen !!!
Për të festuar në Tiranë, si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022! Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në mbrëmjen e 6 shtatorit, për të festuar Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022. Hyrja do të jetë falas për të gjithë. Postimi i Rita Orës ka marrë menjëherë vëmendje të madhe dhe ka pasur shumë reagime nga ndjekësit e saj. Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 – Një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.
Kjo do të jetë hera e tretë që Rita Ora ngjitet në një skenë në Shqipëri. Ajo ka performuar edhe në vitin 2012 në Tiranë për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe më pas Rita Ora e vizitoi Shqipërinë për herë të fundit në vitin 2018, ku mbajti një koncert në Sheshin “Nënë Tereza”.
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter