Habit sërish Balenciaga/Pas çantës si qese plehrash tani e kanë radhën vathët si lidhëse këpucësh!

Silvia Tabaku
25/08/2022

Kompania më e famshme e Balenciagës ka guxuar vazhdimisht me produktet e nxjerra në treg. Së fundmi, shtëpia e famshme ka surprizuar sërish me një palë vathë që duken si lidhëse këpucësh, të cilët kushtojnë 250 dollarë. Po, e lexuat mirë. Të gjitha këto “çmenduri” dhe teprime të stilistëve nuk janë aspak të rastësishme, nisur nga ndikimi që kanë në sjelljen blerëse të konsumatorëve.

Pasi është përballur me reagime të ashpra për vathët e saj me lidhëse, marka e famshme thuhet se vendosi t’i heqë nga koleksioni i saj i fundit, megjithëse ende nuk ka një deklaratë zyrtare për këtë.

https://www.instagram.com/p/ChS9ADjuWch/

Së fundmi Balenciaga ka nxjerrë në treg trendi-n e saj të fundit, që e ka vënë në qendër të ‘sulmeve’ të njerëzve. Marka e njohur ka lançuar çantat që ngjajnë si qese plehrash me vlerë 1470 paund, 1790 dollarë. Shtëpia luksoze spanjolle e modës po i shet çantat e lëkurës në katër ngjyra të ndryshme duke përfshirë të zezën, të bardhën, blunë dhe të verdhën.

Rikujtojmë, se disa kohë më parë shtëpia luksoze e modës Balenciaga zbuloi një fushatë që promovonte një seri këpucësh shumë të vjetra. Këpucët e shkatërruara u bënë virale në rrjet edhe për çmimin marramendës që ato shiteshin duke konsideruar sa “jashtëzakonisht të përdorura” ishin. 

Ndërkaq, kur jeni duke zgjedhur një çadër, e vetmja gjë që mund të prisni që ajo të jetë në gjendje të bëjë është t’ju mbrojë nga shiu. Rikujtojmë, se kritikat ndaj “çadrës së diellit” të Gucci dhe Adidas që kushton 1.600 dollarë (1,329 paund), u bënë virale në platformën kineze të mediave sociale Weibo.

Më shumë