Poshtë lavamanit të kuzhinës mos ‘guxoni’ të ruani këto produkte!

Marisa Karabeci
13/09/2022

Me siguri të gjithë ju mendoni se hapësira nën lavamanin e kuzhinës ose të banjës suaj, është vendi përfekt për të ruajtur disa sende, por nuk është gjithmonë kështu. Kushtet e errëta dhe shpesh me lagështirë mund të krijojnë një terren të keq për mykun dhe bakteret, të cilët nga ana tjetër mund të shkatërrojnë disa materiale siç janë pajisjet e vogla të kuzhinës.

Tenxheret e ndryshme, ajo me presion dhe blenderi janë më mirë diku tjetër. Ato mund të dëmtohen nga çdo rrjedhje që vjen nga lavamani. Më mirë është t’i vendosni në një dollap në një kosh plastik. Nëse nuk keni hapësirë në dollap, garazhi ose rafti i bodrumit gjithashtu janë perfekte për t’i ruajtur.

Mund të duket sikur hapësira nën lavamanin tuaj të kuzhinës do të ishte një vend i mrekullueshëm për të mbajtur facoleta letre, qese letre ose peceta, por ashtu si sendet elektronike, ato janë në rrezik të shkatërrohen nga lagështia. Vetëm mendoni tubat që rrjedhin. Ndërkaq, ruajtja e detergjentëve të lavastoviljes nën lavaman, është një zgjedhje e natyrshme që ne bëjmë por ky vend nuk është shumë i sigurt, veçanërisht nëse keni kafshë shtëpiake ose fëmijë.

Vendi më i mirë për to është në dhomën e lavanderisë në një raft që është i lartë. Ato kanë një pamje zakonisht si prej ëmbëlsire dhe do t’i tërhiqnin fëmijët. Ato duhen mbajtur shumë lart ku fëmijët të mos i arrijnë. Edhe nëse janë me përbërës natyralë mund të shkaktojnë dëm tek fëmijët e vegjël dhe kafshët shtëpiake.  Ju mund të jeni rritur në një familje ku ruajtja e qepëve dhe patateve nën lavaman ishte e zakonshme, por hapësira nën lavamanin e kuzhinës nuk është vend për artikuj ushqimorë.

Në vend të kësaj, këto produkte që prishen duhet të mbahen diku në një vend të thatë, të errët dhe të freskët. Aksesorët shtesë të banjës si peshqirët dhe pecetat e tjera janë të ndjeshme ndaj mykut dhe kur ruhen nën lavamanin tuaj, një zonë e errët dhe e mbyllur mund të ketë rritje të baktereve. Dhe së fundmi por jo nga rëndësia ruajtja e produkteve kozmetike nën lavaman nuk është e pasigurt por nuk është vendi më i mirë për ruajtjen e tyre. Një vend i thatë dhe i freskët është më i mirë.

Më shumë