Pas shumë polemikash, më në fund filmi i ri i Will Smith e ka një datë publikimi!

Anja Dervishi
04/10/2022

Apple TV+ ka publikuar së fundmi trailerin e filmit të ri “Emancipation” të Will Smith. Kompania thuhet se ishte në bisedime për të shtyrë publikimin e filmit pas skandalit të Smith në Oscars 2022.

Megjithatë, platforma duket se më në fund arriti një marrëveshje dhe publikoi trailerin për filmin, gjatë ditës së kaluar. Në mbishkrimin e videos, thuhej:

Një burrë i skllavëruar nis një udhëtim të rrezikshëm për t’u ribashkuar me familjen e tij në këtë film të fuqishëm të frymëzuar nga një histori e vërtetë.

Filmi do të shfaqet premierë në kinema më 2 dhjetor përpara se të kalojë në platformën e transmetimit më 9 dhjetor. Reagimi i ashpër me të cilin u përball Smith në muajt e fundit, thuhet se bëri që drejtuesit e Apple TV+ të diskutojnë mbi publikimin e filmit këtë vit, në kohë për sezonin e çmimeve, ose shtyrjen deri në vitin 2023.

Drama, për të cilën kompania thuhet se shpenzoi 120 milionë dollarë, do të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të çmimeve pasi do të publikohet këtë vit. Edhe nëse filmi fiton një Oscar, Smith nuk do të ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, sepse ai dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Akademia gjithashtu e ndaloi atë të marrë pjesë në ceremoni dhe çdo ngjarje të lidhur me Akademinë për 10 vitet e ardhshme.

https://www.instagram.com/p/CjRRXqkpb-p/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3d5d6263-2e76-43fb-bf67-2f6d8d278831

Më shumë