Art

Nis “Tirana Gate 2022”, Festivali Letrar Ndërkombëtar i të rinjve!

Megi Daci
06/10/2022

 “Tirana Gate 2022”, edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të të Rinjve, do të zhvillohet për tre ditë me radhë, 5, 6 dhe 7 Tetor në Muzeun Historik Kombëtar në kryeqytet, me temën “Fqinjët”. Pjesëmarrës në këtë festival do të jenë autorë e shkrimtarë të rinj, dhe jo vetëm nga Ballkani dhe Evropa.

Deri në datën 7 tetor, Tirana do të kthehet në një vendngjarje të rëndësishme për librin europian. Ky Festival është një projekt i realizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në kuadër të projektit rajonal READ (Rrjeti Rajonal për Dialog Ndërkulturor) i mbështetur nga Bashkimi Europian.

Kryeqyteti do të mirëpresë autorë të mirënjohur të Ballkanit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria dhe autorë nga Turqia, që në labirinthin e një paraleleje mes historisë personale dhe asaj kombëtare do të rrëfejnë histori shtetesh dhe qytetesh, histori qytetërimesh dhe jetësh individuale.

Gjithashtu pjesë e Festivalit do të jenë autorë europianë si nga Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Rumania, fitues të çmimit prestigjioz ndërkombëtar Çmimi Europian i Letërsisë (EUPL), ku edhe Shqipëria bën pjesë me 3 autorë të saj.

Milena Selimi, drejtore artistike e festivalit, është shprehur se  “Kultura është e vetmja hapësirë pa kufij ku mund të lëvizim pa lejekalimi, ku në vend që të kundërshtojmë  mund të dialogojmë edhe nëse nuk jemi dakord.”

Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë