Gallery 43

Silvia Tabaku
08/03/2021

Galeria 43 është një galeri personale e vendosur në zemër të Tiranës, në Rrugën “Myslym Shyri”. Në këtë galeri ofrohen 2 kate të mbushura me rreth 100 vepra arti. Veprat e piktorit Rakip Shabani përmbajnë kryesisht një frymë impresioniste dhe ekspresioniste brenda realizmit. Galeria u ofron vizitorëve mundësinë që të kenë një pjesë të shpirtit artistik, të pikturuar me kujdes, në kanavacë dhe letër. Mund ta vizitoni falas, duke hedhur një vështrim në historinë, kulturën dhe natyrën shqiptare. Pikturat paraqesin mënyra të ndryshme jetese të kulturës shqiptare dhe jo vetëm. Afati kohor i veprave të artit varion nga 1969 deri në janar 2020.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
artgallery43.com
Facebook
Instagram

Adresa: Rruga Myslym Shyri, Tiranë

Info

Orari: E hënë - e shtunë 09:00 – 20:00

Të tjera