ARCHEOVIZION – Festivali Evropian i Filmit Arkeologjik vjen me edicionin e tij të 2-të 24 – 29 Tetor 2022

Megi Daci
17/10/2022

Projekti EUNIC Cluster Tirana 2022 Archeovision – Kthim në të ardhmen, fokusohet në trashëgiminë arkeologjike. Qëllimi i tij është:

a) të sigurojë akses në ngjarjet kulturore që lidhen me sitet dhe historinë, si dhe të shpjegojë punën e misioneve arkeologjike,

(b) të përmirësojë aksesin virtual në këtë trashëgimi, si për shqiptarët ashtu edhe për të huajt;

(c) të trajtojë aspektet edukativë dhe ekonomikë (novacioni digjiital, turizmi).

Edicioni i dytë i Archeo Film Festival sjell për publikun 8 filma (me titra në shqip) nga 6 vende të ndryshme: Shqipëri, Bullgari, Francë, Gjermani, Greqi dhe Itali. Regjisorët dhe kamera e tyre do të na shpien në vendet më të famshme ose në ato më pak të njohura të Europës, do të tregojnë bukurinë e reperteve dhe historitë e tyre të fshehura dhe misterioze. Por ata do të rrëfejnë gjithashtu edhe rëndësinë e madhe të ruajtjes së kulturave dhe trashëgimisë sonë, për të përforcuar ngjashmëritë dhe dallimet.

Edicioni i dytë i Archeovision. European Archeological Film Festival do të çelet ditën e hënë, 24 tetor, ora 18:00 pranë Institutit të Arkeologjisë në Tiranë me shfaqjen e filmit “Il Museo archeologico di Napoli“, të mundësuar nga Instituti Italian i Kulturës.

Për më shumë informacion:

Data: Nga Hëna 24 Tetor 2022 në të Shtunë 29 Tetor 2022

Orari: Prej 18:00 në 20:00

Organizuar nga : EUNIC Albania

Në bashkëpunim me : EU Albania, IIC Tirana, Amb.:Francia, Grecia, Bulg

Hyrja : E lirë

https://iictirana.esteri.it/iic_tirana/it/

Më shumë