Art

COD Archathon

Megi Daci
31/10/2022

Qëndra për Hapje dhe Dialog (COD) do të organizojë një maratonë idesh mbi rijetësimin e një prej hapësirave të COD-it, me pjesëmarrjen e studentëve të degëve të arkitekturës.

Aktiviteti do të shtrihet në harkun kohor të tre ditëve ku pasi studentët do të njihen me ambientet e COD-it ku dhe do t’u prezantohet koncepti i krijimit të qendrës, do të grupohen sipas një shorti rastësor, duke u ndarë në grupe me nga dy persona.

Sfida do të jetë rikrijimi i njërës prej hapësirave të COD-it, ​​e cila duhet të promovojë ndërveprimin social, kreativitetin, ndjesinë e hapjes dhe transparencës, dhe karakterin unik/të veçantë.

Studentët do të punojnë në ambjentet e Bibliotekës së Kryeministrisë përgjatë orarit 09:30 – 17:30.

Prezantimi i projekteve do të zhvillohet më datë 21 nëntor 2022, ku një juri e specializuar do të votojë projektin më të mirë. Fituesit do të shpërblehen me një dhuratë.

Informacione plotësuese mbi eventin, çfarë duhet të keni me vete para se të bëheni pjesë:

– Energji dhe dëshirë për të bashkëpunuar me të rinj, kolegë të panjohur

– Një laptop personal

– Veshje formale

🗓 𝟏𝟔, 𝟏𝟕, 𝟏𝟖 𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐
📍 𝐁𝐢𝐛𝐥𝐢𝐨𝐭𝐞𝐤𝐚 𝐞 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞, #𝐂𝐎𝐃

Afati i fundit i aplikimeve është data 14 nëntor 2022 ‼️

Klikoni në linkun e mëposhtëm për më shumë informacion sesi mund të bëheni pjesë:

https://forms.gle/sw4S3ApWrA1ZV1dHA

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
04 227 7546
cod.al

Adresa: Kryeministria, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë