“Game Over Europe Tour 2022”, sjell në kryeqytet grupin e famshëm të rokut U.D.O!

Megi Daci
18/11/2022

Bëhuni gati të këndojmë së bashku!
Për të gjithë ju rockstars, grupi me famë botërore U.D.O vjen në kryeqytet, si organizim i “Living Room Entertainment” në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit. Ata njihen si mishërimi i metalit gjerman.

Grupi U.D.O, i cili kryeson me vokalistin ikonik Dirkschneider (ish-vokalist i Accept), sapo ka përfunduar albumin e 15-të në studio, të titulluar “DECADENT”. Ish-vokalisti i bandës gjermane Heavy Metal ACCEPT njihet për këngët, “Princess Of The Daën” dhe “Amamos La Vida”. I njohur gjithashtu për karrierën e tij solo me këngët, ‘I Give As Good As I Get’, ‘Cry Soldier Cry’ & ‘One Heart One Soul’.
Ju mirëpresim ditën e shtunë, datë 19 Nëntor, ora 20:00, te Parku Olimpik “Feti Borova”.
Hyrja është me bileta!


Për më shumë informacion rreth biletave ndiqni link-un:
www.myticket.al

Më shumë