“Ego”, premierë nga 9 Shkurti në kinematë Cineplexx

Megi Daci
10/02/2023

Filmi paraqet dramat e rinisë sonë me përpjekjet dhe sakrificat që shpesh janë të kushtëzuara nga problemet ne familje, si dhe egoja apo kokëfortësia personale për të mos u kthyer pas për gjërat që ndodhin. Në qytetin e mbushur plot drogë e alkol me një jetë nate të shthurur, një i ri është i papërgatitur që prej pasionit dhe adrenalinës së momentit me vajzën e gabuar, ngatërrohet me bandat e krimit në qytet. I dhunuar nga ata dhe pa e menduar gjatë rrezikun si dhe përballë faktit për shpëtimin e babait që është në rrezik për jetën, pranon bashkëpunimin me biznesmenin e fortë, I cili ofron çdo gjë vetëm që djali i tij i vetëm, kriminel, t’i largohet kësaj rruge pa krye. Gjatë punëve të pista që bën njëkohësisht kalon dhe netë pafund pasioni me femra derisa vjen dita që dashurohet me vajzën që familja e tij ëndërron. Një dashuri që fillon e kushtëzuar nga mentaliteti familjar.

Titulli origjinal:Ego
Filmi fillon:09.02.2023
Zgjatja e filmit:114 Minuta
Shteti/Viti:ALB/2022
Lloji:Aksion, Dramë, Krim
Aktorë:Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Bujar Asqeriu, Sokol Angjeli, Zamira Kita, Mehdi Malkaj, Natasha Sela, Drilon Hoxha, Xhulia Musagalliu, Evi Imami, Klark Morinaj
Regjisori:Drilon Hoxha
Distributori:Papadhimitri Film Production

Orari :

Cineplexx TEG

E hënë – E premte: 16:45; 19:00
E shtunë – E dielë: 16:45; 19:00

Cineplexx QTU

E hënë – E premte: 19:15
E shtunë – E dielë: 19:15

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Adresa:

Cineplexx QTU
Autostrada Tiranë – Durrës, km 6

Më shumë