Filmi “The Mother” me protagoniste Jennifer Lopez thyen rekorde shikueshmërie!

Marisa Karabeci
19/05/2023

Filmi i ri aksion i Netflix, “The Mother”, me protagoniste yllin e muzikës pop Jennifer Lopez, po thyen të gjitha rekordet dhe është bërë filmi më i ndjekur i platformës streaming në javën e parë të publikimit. Trilleri aksion pati 83.71 milionë orë të ndjekura gjatë periudhës 8-14 maj dhe ishte numri një në 82 vende me pothuajse 43 milionë shikime. Netflix llogarit shikimet duke pjesëtuar numrin total të orëve të shikuara me kohëzgjatjen totale, e cila është 1,96 orë.

Filmi u shfaq premierë në shërbimin e transmetimit më 12 maj. Trilleri aksion, i cili ndjek një vrasëse të aftë që përpiqet të mbrojë vajzën e saj, është bërë me regji të Niki Caro. Gjithashtu, “The Mother” zuri vendin e parë në kategorinë e filmave në gjuhën angleze në listën e kësaj jave, pasuar nga “A Man Called Otto” dhe “The Croods”, në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht.

Rezultati i filmit ishte i mjaftueshëm për të ‘rrënuar’ si debutimin ashtu edhe vazhdimin e filmit “Murder Mystery 2” me Adam Sandler dhe Jennifer Aniston, shikuar nga 2.4 milionë abonentë  dhe hitin e Benoit Blanc ku luan Daniel Craig, “Glass Onion”, shikuar nga 2.6 milionë abonentë. Është interesant fakti që filmi u bë më i shikuari në ditën e parë të publikimit. Së bashku me Lopez, në film luajnë Lucy Paez dhe Omari Hardwick, të cilët luajnë rolin e vajzës së saj dhe një agjente të FBI-së.

Më shumë