Më në fund, pas fundjavave me shi, vera po vjen. Ditët po zgjasin, moti po ngrohet dhe është koha për të menduar seriozisht për gardërobën tuaj verore. Disa pjesë të saj, pantallona të shkurtra, këmisha me printe janë mjaft të rëndësishme. Por të tjerat mbeten një çështje e ndërlikuar. Ah, shapkat verore. A duhet t’i përmbaheni atleteve gjatë gjithë verës?
Sa shpesh duhet të nxirrni gishtat e këmbëve? Shapkat verore mund të vishen në plazh, në zyrë ose, në një mbrëmje të nxehtë vere, për darkë. Me fjalë të tjera, ka shumë mënyra të ndryshme se si mund të vishni shapka këtë verë dhe çdo verë. Këtu, ne kemi zgjedhur 3 stile shapkash verore shumë të ndryshme dhe mënyra si t’i kombinoni gjithashtu:
1.Shapkat klasike
Stili i Manolo Blahnik është i mbushur me detaje luksoze. Capuleti ka një dizajn të nënvlerësuar, me pjesën e sipërme në kafe të çelur dhe tabanin prej lëkure të butë për të rritur elegancën dhe komoditetin. Kombinojini ato me pantallona të thjeshta e të lehta. Stili minimal vazhdon me një T-shirt të bardhë prej mëndafshi dhe pambuku nga Piacenza Cashmere dhe një këmishë të qëndisur me jakë nga Kardo, e veshur e hapur, e cila ofron mjaft detaje për t’i mbajtur gjërat interesante. Ne ju rekomandojmë bizhuteri nga Peyote Bird dhe Miansai, një rrip kamoshi blu nga Anderson’s dhe një çantë lëkure Bottega Veneta. Sa i përket syzeve të diellit, ne kemi shkuar për një palë nga Cartier.
2.Shapkat ‘argëtuese’
Ndonjëherë, ia vlen të argëtoheni pak më shumë me shapkat tuaja. Nëse është kështu, atëherë Marni është një zgjedhje e duhur. Labeli italian është i njohur për ngjyrat e tij të ndezura. Pjesë e një bashkëpunimi me No Vacancy Inn me bazë në LA, këto shapka janë trend. Kombinojini ato me pantallonat e shkurtra xhins të Isabel Marant dhe bluzen portokalli të ndezur të MANAAKI. Vendosni kapelen të Carhartt dhe çorapet e bardha të Rostersox, ndërsa çanta e LOEWE është çanta perfekte për ditët e verës. Zgjidhni gjerdanin La Croisette të Hatton Labs dhe unazën e The Ouze. Ah, për syze dielli, zgjidhni ato të Garrett Leight.
3.Shapkat për përditshmëri
Duke përdorur një konstruksion të qëndrueshëm gome, ngjyrë të bardhë dhe kafe, Suicoke i ka kthyer shapkat verore në një alternativë të denjë. Duke u mbështetur në ndikimin e atleteve, ju rekomandojmë t’i kombinoni ato me një veshje të relaksuar dhe të frymëzuar. Vishni një T-shirt nga Brain Dead, e cila mund të kombinohet me xhaketën xhins të Acne Studios dhe pantallonat e gjera nga KAPITAL. Një palë çorape me stampa leopardi nga Wacko Maria ndihmojnë në nxjerrjen në pah të shapkave Suicoke, ndërsa kapelja stil kove prej pambuku e Acne Studios dhe çanta e Porter-Yoshida & Co funksionojnë si aksesorë funksionalë. Plotësojeni veshjen me një palë syze dielli të CHERRY LA dhe byzylykun argjendi të Balenciaga-s.