Gjithçka që duhet të dini për benefitet e sojës!

Marisa Karabeci
10/07/2023

Për shkak të përbërësve të dobishëm, në mjekësinë popullore soja përdoret si ilaç për disa probleme shëndetësore. Soja ka aplikim më të gjerë sesa në ushqim. Rekomandohet nëse keni temperaturë të lartë gjithashtu shërber edhe si melhem për ato pjesë që dhembin. Flasteri nga soja e papjekur është më frytdhënës. Përgatiteni duke nxjerrë në 5 filxhanë ujë një filxhan sojë të papjekur dhe lini të qëndrojë tërë natën.

Në mëngjes sojën grimcojeni, shtoni pak miell dhe do të keni pastën e ngjitshme në fashë apo në letër të yndyrshme, e cila duhet të jetë e trashësisë 1 cm. Vendoseni në lëkurë dhe ndërrojeni sapo të thahet, gjithnjë derisa problemi shëndetësor të qetësohet. Djathin tofu nga soja gjithashtu heq në mënyrë efikase temperaturën e lartë, shëron djegiet e shkallës së dytë dhe të tretë, përdredhjet, ndrydhjet dhe proceset inflamatore.

Më shumë