Në valën e fenomenit “Barbenheimer”, del në skenë gruaja që quhet Barbie Oppenheimer…

Anja Dervishi
02/09/2023

Kur sapo fenomeni “Barbenheimer” ka filluar të harrohet dalëngadalë, mësuam se ekziston një grua e quajtur Barbara Oppenheimer. “Barbenheimer” u krijua si një mani kur njerëzit kuptuan se filmat “Barbie” dhe “Oppenheimer” do të shfaqeshin premierë në të njëjtën ditë dhe nga kjo lindi një fenomen i tërë kulturor.

Përveç që njerëzit do t’i shihnin të dy filmat së bashku, ata bënë bluza, apo meme në internet. Dhe tani rezulton se “Barbenheimer” ekziston vërtet. Epo, të paktën Barbie Oppenheimer, ose gjatë Barbara Oppenheimer, një grua që është e martuar me një të afërm të largët të vetë Robert Oppenheimer.

Ajo tregoi se shumë nga miqtë e saj e ngacmuan kur dolën këta filma, gjë që ajo mendoi se ishte e mrekullueshme dhe i pëlqente ideja që këta filma do t’i kthenin njerëzit në kinema. Si një fanse e të dy filmave, asaj i pëlqente të ishte sërish Barbie, pasi e identifikoi veten si Barbie Oppenheimer si fëmijë, dhe vetëm më vonë filloi të përdorte emrin e saj të plotë Barbara. Ajo thotë gjithashtu se i ruan ende kukullat e saj Barbie, ndonëse ato më të shumtat ia kaloi mbesës për të luajtur.

Më shumë