Çuna, pasi të lexoni këtë artikull do të dëshironi të shkoni më shpesh në sauna!
hkencëtarët kanë konstatuar së fundmi se burrat të cilët gjatë periudhës njëzetvjeçare rregullisht kanë shkuar në saunë janë ekspozuar më pak në zhvillimin e demencës. Studimi i ri i një universiteti finlandez na bën me dije që shkuarja me rregull në sauna, mund të zvogëlojë zhvillimin e demencës te meshkujt.
Shkencëtarët finlandezë kanë analizuar gjendjen e 2.315 meshkujve të cilët kanë gëzuar shëndet të mirë nga mosha 42 deri në 60 vjeç në kuadër të hulumtimit të gjerë mbi faktorët të cilët ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve koronare. Burrat janë ndarë në tri grupe, sipas shpeshtësisë së shkuarjes në sauna. Grupin e parë e kanë përbërë burrat të cilët kanë shkuar në saunë një herë në javë, të dytin ata të cilët kanë shkuar dy deri në tri herë në javë, ndërkaq grupin e tretë e kanë përbërë ata të cilët kanë shkuar katër deri në shtatë herë në sauna.
Duke i eliminuar faktorët të cilët do të mund të kishin ndikuar në rezultatet siç janë mosha, të dhënat mbi konsumimin e alkoolit dhe pirja e duhanit, të dhënat mbi indeksin e masës trupore dhe stresit, shkencëtarët kanë konstatuar që burrat të cilët gjatë periudhës njëzetvjeçare kanë shkuar rregullisht në sauna, kanë qenë më pak të ekspozuar ndaj zhvillimit të demencës. Rreziku nga diagnoza e demencës në grupin e burrave të cilët kanë shkuar në sauna katër deri në shtatë herë në javë është 66 % më i ulët, sesa në grupin i cili ka shkuar një herë në javë, ndërkaq gjasat për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit kanë qenë më të vogla për 65 %.
Lidhshmëria midis shkuarjes në sauna dhe rrezikut nga zhvillimi i demencës nuk është studiuar më herët. Mirëpo, disa rezultate të studimit mbi faktorët të cilët ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve koronare kanë treguar që shkuarja e rregullt në saunë te personat e sipërpërmendur kishte ulur dukshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të rënda të zemrës, por edhe të shkallës së vdekshmërisë në përgjithësi.